Një emigrant i paligjshëm është gjetur i pajetë në Devoll, afër kufirit me Greqinë.
Sipas policisë, në pyllin e fshatit Trestenik është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas rreth 40 vjeç, i cili dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.
Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar për shkaqe natyrale.
Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor, po punon për identifikimin e viktimës si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al