Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deutche Welle analizon shkakun e humbjes së PD-së dhe fatin e saj pas zgjedhjeve

2017/07/08 at 9:01 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gara për kreun e PD-së, Basha zhvillon takim me Selamin

200 mijë vota të humbura nga elektorati i djathtë dhe 14 mandate të munguara deputetësh në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 2013-ës. Këto janë shifrat që tregojnë saktë humbjen e thellë të PD në zgjedhjet parlamentare, të zhvilluara dy javë më parë, më 25 qershor. Heqja nga lista e kandidatëve për deputetë të kritikëve të kryetarit Basha, njëherazi edhe figurave kryesore të PD në 20 vitet e fundit, dhe zëvendësimi i tyre me emra të rinj, të panjohur, duket se rezultoi “boomerang” për PD: ajo humbi 10% të votave të elektoratit të saj besnik.


Zgjedhjet e 22 korrikut Duket se largimi i figurave të tilla ngjalli pakënaqësi të madhe dhe dyshime për përfitime personale nga Basha, nëse kihet parasysh se këto figura nuk janë më në forumet drejtuese të PD. Ky “spastrim i kritikuesve” ka ndodhur jo larg nga 22 korriku, data kur këtë muaj do të votohet për kryetarin e ri te PD. Ajo që pritej nga opinioni publik dhe kritikuesit e Bashës ishte dorëheqja e Bashës, nga posti i kryetarit dhe nëse do të futej në garë të ishte i barabartë mes të barabartëve. Por Basha nuk ndoqi precedentin e liderit historik dhe mbështetësit të tij, Sali Barisha, i cili dha dorëheqjen kur PD humbi zgjedhjet në 2013, pas 8 vitesh në pushtet. Ai nuk dha dorëheqjen edhe pse kritikët e tij ia kërkuan këtë me forcë.

Basha po garon për një mandat të dytë kryetari, me mbështetjen e të sapoardhurve në PD dhe një pjese të mirë të “të vjetërve”, të zgjedhur deputetë në Parlamentin e ri. Në fushatën që ka nisur ai garon si kryetar i PD, i vetëngrirë nga funksionet drejtuese. Ishkryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, tani anëtare e thjeshtë e PD, e cilëson garën ” false, jo legjitime, të manipuluar, të pabarabartë”. Basha ka përballë vetëm një kandidat për kryetar: Eduard Selamin, anëtar i PD, ish kryetar i saj, i rikthyer pas 18 vitesh nga SHBA, pas largimit/dëbimit nga PD për mosmarrveshje parimore me Berishën.

Rezultat i paracaktuar – asnjë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme brenda partisë

Astrit Patozi, ish-nënkryetar i PD, ish-deputet dhe një nga zërat më kritikë ndaj Bashës, thotë për Dë se “dorëheqja në rast humbjeje të zgjedhjeve për kryetarin e një force të madhe politike si PD është një standard i botës demokratike, një ligjësi politike, aq më tepër kur humbja e PD është një humbje katastrofike.

Mosdorëheqja e Bashës, si një akt individual, është një mungesë e jashtëzakonshme përgjegjësie”, sipas tij. Patozi thekson se ai vetë hoqi dorë nga kandidimi për kryetar të PD pasi Basha nuk pranoi të vendoste rregulla “që garantonin paanshmërinë dhe mosndikimin në garë.” “Jemi në një garë farsë të zgjedhjes së kryetarit të PD, pasi rezultati është i paracaktuar. Eduard Selami i shërben Bashës për të legjitimuar një proces që nuk është legjitim. Jemi në një situatë shumë të rëndë në PD” thotë Astrit Patozi.

A mund të ringrihet PD si opozitë e fortë dhe në shërbim të progresit të Shqipërisë?

Kjo situatë e opozitës, e karakterizuar nga përҫarja dhe mosbesimi, vjen kur në në Shqipëri ka një maxhorancë të majtë parlamentare, shumë të fuqishme, me 74 mandate deputetësh në një parlament me gjithsej 140 vende.

Për më tepër kur në Parlamentin e ri duhen miratuar ndryshime kushtetuese që lidhen me reformën në drejtësi dhe reforma të tjera të mëdha me 3/5 e votave ose me 94 vota. PD, pas humbjes së thellë do t’i duhet të ngrihet nga hiri për të qënë një opozitë e fortë, e pjekur dhe në shërbim të progresit të Shqipërisë, në thelb të të cilit është ecuria pozitive në procesin e hyrjes në BE. Por Patozi ka dyshime. “Kjo vështirë se ndodh. PD nën drejtimin e Bashës nuk bëri dot opozitë të fortë kur koalicioni i majtë qeverisës, PS-LSI, pati të ҫara për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre. Tani, PD duhet të përballet me një qeveri të re solide, me një timonier të vetëm, Edi Ramën. Kemi dalë të copëtuar nga zgjedhjet. Basha prodhoi humbjen, ai do t’i ҫojë edhe më keq rezultatet e PD në zgjedhjet lokale që vijnë pas 2 vitesh madje nëse mbetet kryetar i PD edhe në zgjedhjete e ardhshme parlamentare më 2021,” thotë Patozi.

Bashkim para rrezikut real të shpërbërjes

Në Shqipëri nuk është sekret që Basha ka gëzuar mbështetjen e Berishës. Po kështu që ka qënë një nga ministrat më të privilegjuar të kabineteve Berisha, gjatë pushtetit 8 vjeҫar të PD, 2005-2013 dhe që në zgjedhjet lokale të vitit 2010 fitoi bashkinë e Tiranës me rregulla loje të ndryshuara gjatë procesit elektoral. “Nuk e di nëse e gëzon ende mbështetjen e Berishës, që deri tani ka qënë e dukshme. Nëse e gëzon ende, atëherë kjo nuk është problem i Bashës por i Berishës. Tani për tani Berisha është shumë i tërhequr, nuk e di nëse do të kthehet të jetë aktiv në zhvillimet e brendshme të PD„ thotë Astrit Patozi për Dë. Por Berisha e luajti rolin e liderit historik, kur ditë më parë me autoritetin e tij absolut ne PD bëri thirrje për bashkim dhe jo përçarje, për dëgjim të mendimit ndryshe dhe jo përjashtim. Por kjo nuk duket e lehtë përballë pakënaqësisë së figurave historike të PD, të lëna jashtë listës së kandidatëve për deputetë dhe mbështetësve të tyre të shumtë. Analistë të pavarur të Tiranës nuk përjashtojnë skenarin më të keq për PD- tkurrjen e saj nga humbja e elektoratit dhe e ilustrojnë këtë opsion me atë që i ndodhi partisë së majtë PASOK në Greqi.

Nevoja për opozitë të fortë?

Shpresa që kjo të mos ndodhë ka në horizont edhe rrezikun e copëtimit, ndarjes së PD, gjë që e ka shoqëruar gjatë gjithë historisë së saj 27 vjeçare. „Shpresoj ende në reagimin e demokratëve që nuk do ta lejojnë Bashën të uzurpojë një mandat të dytë pas humbjes së thellë. Por nëse kjo mund të mos ndodhë besoj tek reagimi i elektoratit të djathtë, për të gjetur një mundësi tjetër, për t’iu përgjigjur nevojës emergjente që ka Shqipëria për një opozitë të djathtë, të fortë. Tani për tani, po synojmë që t‘i ndryshojmë gjërat për mirë duke qënë brenda PD. Ne shpresojmë që ta ngrejmë, ta rindërtojmë PD. Nëse kjo nuk bëhet do të shikojmë hapa të tjerë.” thotë Astrit Patozi

Etiketa: analizededtche wellehumbjePD


Ju sugjerojmë

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
Rajoni

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

26 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
Bota

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

26 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
Rajoni

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

26 Dhjetor, 2025 4:31 pm
Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14  persona të plagosur
Bota

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur

26 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kryesore

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

26 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin
Kronikë

Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin

26 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve
Aktualitet

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

26 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
Bota

Lufta në Ukrainë/ Të dielën takim Trump-Zelensky në Florida

26 Dhjetor, 2025 2:23 pm
VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej
Bota

VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

26 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Para
Video/ Zaimina flet për herë të parë për propozimin që mori në Maldive, shikoni unazën

Ky është partneri i  Zaiminës dhe babai i fëmijës së saj 

Po ndodh/ Të shtëna me armë në Durrës, plagosen dy persona, midis tyre djali i policit

Durrës/ Në qytet gjenden trupat e pajetë të dy personave 

Merr fund problemi 25 vjeçar i pushuesve të Durrësit, nuk ka më derdhje të ujrave të zeza në det

Pushuesja nga Kosova mbytet në det 
















TE FUNDIT

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
26 Dhjetor, 2025

Dy kongresistë amerikanë, një republikan dhe një demokrat, kanë riafirmuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën vazhdon të...

Lexo më shumë

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
26 Dhjetor, 2025

Autoritetet greke kanë shpëtuar gjithsej 52 emigrantë në dy operacione të ndryshme në detin Egjé, ndërsa kërkimet vazhdojnë për gjetjen...

Lexo më shumë

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
26 Dhjetor, 2025

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për ish-presidentin  Yoon Suk-Yeol. Ai akuzohet për...

Lexo më shumë

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
26 Dhjetor, 2025

Nga bilbordet me mesazhin “Trump, serb”, te zhgënjimi. Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), tarifat për produktet nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com