Jo të gjithë llojet e dietave janë të shëndetshme dhe efektive. Shumë prej tyre shkaktojnë dëmtime psikologjike, por edhe efekte negative në shëndet. Sipas dietologëve, dieta më efektive dhe më e shëndetshme është ajo e detoksit nga sheqeri.
Nëse dëshironi të bëni një dietë të shëndetshme, dhe pa shumë mundim ekspertët ju këshillojnë të hiqni dorë totalisht nga sheqeri. Dëmi i madh që sheqeri shkakton në trup shpesh neglizhohet nga njerëzit. Të heqësh dorë prej këtij komponenti ushqimor është e vështirë, por jo e pamundur dhe mbi të gjitha është një nder që ju mund t’i bëni organizmit. Sheqeri ju shëndosh më shumë se çdo gjë, shkakton plakje të parakohshme dhe është shkaktari kryesor i sëmundjeve të zemrës. Nëse kërkoni një dietë ideale, atëherë provoni detoksin nga sheqeri dhe do jeni shumë mirënjohës./Opinion.al