Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detajet/ Si u arrestua për trafik droge vëllai i deputetit socialist, baba i tre fëmijëve 

2017/05/20 at 8:39 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Detajet/ Si u arrestua për trafik droge vëllai i deputetit socialist, baba i tre fëmijëve 

I dënuar me 10 vjet burg në Itali për trafik ndërkombëtar droge, arrestohet biznesmeni nga Elbasani, Edmond Stafa. Pronari i hotelit “Skampini” në këtë qytet mësohet se është vëllai i ish­-deputetit të Partisë Socialiste, aktualisht kryetar i Këshillit të Qarkut të Elbasanit, Bukurosh Stafa, shkruan “Panorama”.

Burime nga Policia bënë të ditur se Edmond Stafa është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane, pasi rezulton i dënuar për trafik droge.

Mësohet se biznesmeni është prangosur nga sektori për Narkotikët në Policinë e Elbasanit mbrëmjen e së enjtes, ndërsa ai ndodhej në ambientet e hotelit të tij në qendër të qytetit. Babai i tre fëmijëve, sipas burime zyrtare nga Policia, është ndaluar me urdhër të gjykatës së Bergamos në Itali, e cila e ka dënuar 52­-vjeçarin me 10 vjet burg për veprën penale trafik ndërkombëtar të drogës.

Policia e Elbasanit konfirmon zyrtarisht se ndalimi i biznesmenit ka ndodhur në orët e vona të natës së të enjtes në ambientet e hotel “Skampini”, në pronësi të tij, me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian. Dyshohet se biznesmeni ka pasur një urdhër arresti gjatë viteve të tranzicionit 1990-­2000, ku rezulton se edhe është dënuar nga gjykata e Bergamos, qytet në Itali, ku ka qenë rezident asokohe. Hoteli dhe restoranti në pronësi të Stafës ndodhet në ambientet e brendshme të kalasë së qytetit, ambient të cilin biznesmeni rezulton se e marrë me koncesion për 99 vjet në periudhën kur Kryeministër ishte Fatos Nano dhe vëllai i tij ishte deputet i PS­së për Elbasanin.

Vetëm pak ditë më parë vetë Kryeministri organizoi një takim me gratë socialiste pikërisht në ambientet e këtij restoranti, ku i pranishëm ishte edhe ish­deputeti Bukurosh Stafa, i cili aktualisht është kryetar i Këshillit të Qarkut të Elbasanit. Pavarësisht angazhimit të vëllait të tij, Edmond Stafa ka preferuar që t’i rrijë larg politikës dhe të merret me administrimin e restorantit.

Sa i përket arrestimit, duket se ndalimi i tij ka qenë i befasishëm, pasi burime konfidenciale bëjnë të ditur se në momentin e ndalimit ai ka qenë në ambientet e lokalit të tij dhe ka qenë i papërgatitur për atë që ka ndodhur më pas. Siç mësohet, në momentin e arrestimit ai është njohur me faktin se ndaj tij kishte një venim të formës së prerë në Itali, prandaj ai nuk ka bërë asnjë rezistencë. Prej mbrëmjes së të enjtes, Edmond Stafa ndodhet në ambientet e Burgut 312 në Tiranë, ndërsa kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij për në Itali. I ndaluari, vëllai i ish­deputetit të PS Biznesmeni i arrestuar është vëllai i ish­deputetit të Partisë Socialiste për Elbasanin në legjislaturën e viteve 2005­2009, Bukurosh Stafa.

Ai u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PS­së pasi votoi pro zgjedhjes së Bamir Topit si President. Madje, në atë periudhë kur kryetar i Grupit të PS­-së ishte Ben Blushi, i cili pas zgjedhjes së Topit President dha dorëheqjen nga ky pozicion, pati akuza të forta ndaj deputetëve socialistë që votuan pro. Ata u cilësuan si mbështetës të ish­kryeministrit Fatos Nano dhe madje pati edhe akuza për shitjen e votës. I njohur si person i afërt me Fatos Nanon, pasi ishte pikërisht ky i fundit që e futi në politikë, Stafa u afrua sërish me PS-­në pas disa vitesh nga përjashtimi. Në shtator të vitit 2015, ai u emërua kryetar i Qarkut të Elbasanit, detyrë që vazhdon ta mbajë edhe sot. / Panorama 

Etiketa: bukurosh stafatrafik drogevellai i deputetit

Ju sugjerojmë

Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi
Bota

Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi

27 Dhjetor, 2025 9:43 am
Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

27 Dhjetor, 2025 9:41 am
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Bota

Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

27 Dhjetor, 2025 9:39 am
Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
Rajoni

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

26 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
Bota

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

26 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
Rajoni

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

26 Dhjetor, 2025 4:31 pm
Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14  persona të plagosur
Bota

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur

26 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kryesore

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

26 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin
Kronikë

Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin

26 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Para
Rruga Tiranë-Elbasan një ‘varrezë parash’, si u ra dakord për 35 mld shtesë kur aty janë hedhur 222 mln USD

Rama zbardh të vërtetën për marrëdhënien me LSI: Ju lutëm për koalicion 

Ish-drejtori i policisë, kandidat për ministër i brendshëm?

Ish-drejtori i policisë, kandidat për ministër i brendshëm?

Video/ Rrëfimi i vajzës së rrëmbyer që 14 vjeçe : Si i shpëtova tutorit pas 5 vitesh 

Video/ Rrëfimi i vajzës së rrëmbyer që 14 vjeçe : Si i shpëtova tutorit pas 5 vitesh 

TE FUNDIT

Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi

Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi
27 Dhjetor, 2025

Policia franceze ka arrestuar një 25-vjeçar që goditi me thikë tre gra në metronë e Parisit pasditen e së premtes,...

Lexo më shumë

Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime
27 Dhjetor, 2025

Një udhëtim me anije prej 600 miljesh në Nil, një vizitë në Shqipëri apo një turne rreth pamjeve romake të...

Lexo më shumë

Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
27 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ai do të jetë personi që do të japë fjalën e fundit për një...

Lexo më shumë

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
26 Dhjetor, 2025

Dy kongresistë amerikanë, një republikan dhe një demokrat, kanë riafirmuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën vazhdon të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com