Pas hetimeve të para lidhur me zjarrëvënien në 4 automtjetet e shkrumbuara gjatë natës në Tiranë, u zbulua se autore është një femër.
Ndërkohë që shkak i vendosjes së zjarrit të qëllimshëm ishte një konflikt që zjarrëvënesja kishte me djalin e pronarit të automjeteve. Policia ka sqaruar se nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë fiksuar pamjet filmike të momentit kur është vënë zjarri duke arritur të mundësohet identifikimi i autores së dyshuar.
“Pas identifikimit është bërë ndalimi i shtetases Desara Mancellari, 23 vjeç, banuese në Tiranë”njofton policia. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshjet e saj në momentin që ka kryer këtë veprim të kundraligjshëm.
“Dyshohet se motiv i zjarrvënies ka rezultuar një konflikt për motive të dobëta, midis shtetases Desara Mancellari me djalin e shtetasit V. P” njofton policia. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë për veprën penale: “Shkaterrim pronës me zjarr”, parashikuar nga Neni 151 i Kodit Penal.