Një skaf ka shpërthyer ditën e sotme në detin e Himarës. Dy persona që ishin në të u hodhën në det për të shpëtuar.
Burimenga policia thonë se, mjeti lundrues tip skaf “Liburnet 1” ishte nisur nga Durrësi dhe për shkak të nxehjes së motorit ka filluar të marrë flakë.
Sipas Shërbimeve të Policisë Kufitare, ngjarja ka ndodhur në vijën bregdetare të Himarës, pranë vendit të quajtur “Llaman”.
Ndërhyrja e policisë kufitare bëri të mundur shpëtimin e shtetasve:
– A. B., banues në Durrës (drejtues i mjetit lundrues),
– D. D., me banim në Durrës (pasagjer).