Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detajet e reja/Ja si vdiq Enver Hoxha…

2016/04/12 at 2:40 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Detajet e reja/Ja si vdiq Enver Hoxha…

Mëngjesin e 9 prillit 1985 Sokol Hoxha, djali i vogël i Enver Hoxhës, ishte ende në shtrat në shtëpinë e pushimit në Vlorë, kur një oficer i sigurimit trokiti në derën e tij: Enver Hoxha ishte rëndë dhe ai duhej të kthehej në Tiranë.

Enver Hoxha kishte rënë në vdekje klinike që atë mëngjes, rreth orës 9.00, ndërsa një infermier po e lante, siç dëshmon Nexhmije Hoxha:

“Ishte ora 9 pa pak kur u futa në dhomë me gazetën “Zëri i popullit” në dorë […] kur po ndiqja veprimet e infermierit dhe po prisja të mbaronte, për një sekondë, Enveri u drodh dhe iu var koka mbi gjoks […] Unë brofa në këmbë dhe bërtita: Enver! Pastaj e tmerruar pashë infermierin që, duke e shtrirë me nxitim, më tha: Shpejt, shpejt mjekët, dhe filloi frymëmarrjen artificiale me gojë. Unë shtypa me forcë dhe papushuar, në formë alarmi, zilen që kishim drejtpërdrejt me dhomën e improvizuar të mjekëve dhe ata arritën më vrap…”. (1)

Por ekipi i mjekëve nuk mund të bënte asgjë. Ata e gjetën atë të shtrirë jo në krevat, siç dëshmon zonja Hoxha, por në dysheme. Në momentin e fundit ishte orvatur të hidhte dy hapa, i shtyrë nga një vrull dhe fuqi e fundit, por nuk kishte arritur dot. Ishte shembur në tokë, çuditërisht në një skenë identike me atë të orëve të fundit të idhullit të tij, Josif Viserianoviç Stalinit. Përpjekjet për t’ia kthyer zemrën në punë funksionuan përkohësisht, por përmendja nuk ndodhi dot. Njeriu që kishte sunduar Shqipërinë për 41 vjet me radhë kishte hyrë në dy netët e fundit të jetës së tij, dy netët më inkoshiente të saj. Ai nuk u zgjua më kurrë.

Enver Hoxha ndërroi jetë në ora 2 e 10 minuta duke gdhirë mëngjesi i 11 prillit 1985. Ndërroi jetë pa thënë asnjë “fjalë të fundit” dhe pa u ndarë me asnjeri. Byroja Politike kishte pritur dy net rresht në mjediset e shtëpisë, gjysmë e përgjumur dhe, padyshim, e shqetësuar. Askush nuk e dinte ç’do të ndodhte më pas. Hoxha e kishte lënë vetë emrin e trashëgimtarit të tij. Lideri i ri ishte përcaktuar, vërtet, por askush nuk mund të thoshte në do të kishte talentin dhe dhuntinë që Hoxha kishte pasur për të sunduar përdhunshëm popullin e tij.

Mjekët Ylli Popa dhe Petrit Gaçe ndodheshin në dhomë kur ai ndërroi jetë. I takoi Gaçes që t’i jepte lajmin Ramiz Alisë, i cili në ato momente qëndronte në dhomën ngjitur me ministrin e Punëve të Brendshme Hekuran Isai. Ylli Popa e kujton kështu atë bisedë në një moment mjaft kritik:

“Shkuam atje, ata prisnin pas derës edhe na pyetën:

-Hë si është?

-Shoku Enver mbaroi, u tha Petriti!

 Atëherë Hekuran Isai i tha Ramizit:

-Të na rrojë Partia!

 Ishte formulë kjo në atë kohë. Me një interval disa sekondash i tha sërish:

-Të rroni ju, shoku Ramiz!” (2)

Me instinktin e njohur të një diktature Ministri i Brendshëm i ishte përkulur liderit të ri: Hoxha nuk jetonte më.

Ju sugjerojmë

30 vjet mp3: Si formati audio nga Erlangeni pushtoi botën
Bota

30 vjet mp3: Si formati audio nga Erlangeni pushtoi botën

16 Korrik, 2025 9:40 am
Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati/ Tarifa të reja mund të vendosen..
Bota

Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati/ Tarifa të reja mund të vendosen..

16 Korrik, 2025 9:14 am
BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë
Bota

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

16 Korrik, 2025 9:06 am
Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor
Aktualitet

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

16 Korrik, 2025 8:59 am
Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 31-vjeçari/ E pëson edhe drejtuesi i mjetit!
Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 31-vjeçari/ E pëson edhe drejtuesi i mjetit!

16 Korrik, 2025 8:51 am
Motivi, një sasi droge? Pranga dy prej autorëve të vrasjes së Renis Dobrës (Detaje)
Aktualitet

Motivi, një sasi droge? Pranga dy prej autorëve të vrasjes së Renis Dobrës (Detaje)

16 Korrik, 2025 8:50 am
Rama vizitë në gjigantin gjerman/ Schwarz Group, interes për investime në Shqipëri
Aktualitet

Rama vizitë në gjigantin gjerman/ Schwarz Group, interes për investime në Shqipëri

16 Korrik, 2025 8:41 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 16 korrik 2025

16 Korrik, 2025 8:27 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 16 korrik 2025

16 Korrik, 2025 8:15 am
Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
Rajoni

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

15 Korrik, 2025 10:43 pm
Para
Femrat do ta kenë zili ngjyrën e Aurelës, kur të shohin këto foto

Femrat do ta kenë zili ngjyrën e Aurelës, kur të shohin këto foto

VIDEO/ Boksieri shqiptar i kafshon veshin boksierit serb

VIDEO/ Boksieri shqiptar i kafshon veshin boksierit serb

Haradinaj: Xhihadistët rrezikojnë identitetin shqiptar

Haradinaj: Xhihadistët rrezikojnë identitetin shqiptar

Please login to join discussion

TE FUNDIT

30 vjet mp3: Si formati audio nga Erlangeni pushtoi botën

30 vjet mp3: Si formati audio nga Erlangeni pushtoi botën
16 Korrik, 2025

Tridhjetë vjet më parë, një metodë komprimimi audio revolucionarizoi botën e muzikës. Instituti Fraunhofer në Erlangen e quajti këtë format...

Lexo më shumë

Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati/ Tarifa të reja mund të vendosen..

Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati/ Tarifa të reja mund të vendosen..
16 Korrik, 2025

Përballë përshkallëzimit të konfliktit tregtar të shkaktuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, Bashkimi Evropian po planifikon kundërmasa. Tarifa të...

Lexo më shumë

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë
16 Korrik, 2025

Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së duhej të vendosej për paketën e 18 të sanksioneve ndaj Rusisë. Por...

Lexo më shumë

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor
16 Korrik, 2025

Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë 2025 evidentojnë zhvendosje të theksuar drejt shpenzimeve të personelit dhe tkurrje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com