Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detajet e dasmës mbretërore/ Nga fustanet tek të ftuarit dhe dekori

2016/10/08 at 9:02 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Detajet e dasmës mbretërore/ Nga fustanet tek të ftuarit dhe dekori

Pak orë  nga martesa mbretërore e Lartë Madhërisë Princ Leka II i Shqiptarëve dhe të fejuarës, aktores Elia Zahahria,ja  detaje nga ceremonia dhe listën e të ftuarëve, një pjesë e madhe nga familjet mbretërore anë e kënd botës.


78 vjet më parë, Tirana u kthye në një vend takimi për familjet e larta mbretërore të Evropës, përfaqësuesit e të cilave kishin ardhur për të marrë pjesë në dasmën e Mbretit Zog me Trëndafilin e Bardhë të Budapestit, Konteshën Geraldine Appony. Do të organizohej atëherë, mes traditës shqiptare dhe modës së lartë perëndimore, një event aq glamour sa Shqipëria nuk e kishte parë dhe nuk e pa më që atëherë.

CEREMONIA

Sot, më 8 tetor, siç është shpallur që në mars nga Familja Mbretërore, është dita kur një dasmë tjetër do të organizohet në Tiranë, me synimin për të risjellë në Tiranë glamour­in e dasmave royal­e dhe për të

shpalosur me elegancë para të ftuarëve të rëndësishëm të familjeve fisnike dhe të pranishmëve, bukurinë e traditës dhe mikpritjes shqiptare.

Lartësia e Tij Princi Leka II, nipi i Mbretit Zog dhe e fejuara e tij, Elia Zaharia do ta organizojnë dasmën e tyre në mjediset e Rezidencës ku jetojnë aktualisht dhe në Pallatin e Brigadave, Pallatin e dikurshëm

Mbretëror.

Celebrimi do të zhvillohet në orën 11.00 në mjediset e Pallatit të Brigadave, në praninë e rreth 800 të ftuarëve, Lartësive të tyre, përfaqësues të familjeve të njohura rojale të Evropës, Iranit dhe

Marokut, krerëve të shtetit shqiptar dhe krerëve të klerit në Shqipëri të cilët do të përshëndesin këtë martesë, pas celebrimit civil.

Çifti do të shkojë bashkë drejt tavolinës ku do të zhvillohet akti zyrtar i celebrimit. Duke qenë që ceremonia nuk është fetare, shoqërimi i Elias nga i ati, nuk ka një kuptim të veçantë.

Gjithashtu, Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë kanë hyrë të dy në sallën ku u zhvillua celebrimi dhe kanë shkuar të dy bashkë para zyrtarit që lexoi formulën e martesës, për këto dy arsye, edhe Princ Leka II dhe Elia Zaharia do të ecin të dy drejt tavolinës para së cilës do jetë kryetari i Bashkisë.

PRITJA DHE DARKA

Më pas, gjithë të ftuarit do të zhvendosen për në mjediset e Rezidencës pranë Galerisë së Arteve ku do të mbahet një koktej që do të zgjasë rreth dy orë. Në qendër të vëmendjes së organizatorëve të këtij eventi dhe dëshirë parësore e Familjes Mbretërore dhe çiftit, është promovimi i traditës, artit, kulturës, veshjeve, kulinarisë, pijeve, muzikës dhe valleve shqiptare të cilat do të shoqërojnë etapat e kësaj dasme.

Pas një pushimi disaorësh, pas koktejit, dasma do të vazhdojë me darkën që do të mbahet në Pallatin e Brigadave me rreth 300 të ftuar, 150 përfaqësues të familjeve të rëndësishme mbretërore, Lartësitë e tyre, të ftuar të huaj dhe 150 të afërm dhe miq të ngushtë të çiftit.

DEKORIMI

Siç kemi mësuar, darka do të shtrohet në një mjedis të thjeshtë dhe elegant, ku do të mbizotërojnë ngjyrat e lehta, si dhe fildishi dhe e florinjta. Në tavolina, të cilat do të mbajnë emrin e trojeve të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë kufijëve aktualë të Shqipërisë, do të ketë kompozime lulesh natyrale të ulëta dhe të larta.

I gjithë mjedisi do të jetë i dekoruar me lule natyrale, nën një koncept mbretëror dhe fisnik ku do të mbizotërojnë orkidea, trëndafili i bardhë dhe lulet simbolike mbretërore. E megjithatë vula kombëtare nuk do të humbasë në asnjë çast. Ajo do të mbizotërojë në atmosferë dhe do të shfaqet edhe në detaje të vogla si te veshja kombëtare e fëmijës që do të mbajë unazat gjatë celebrimit, apo te gotat e shampanjës dhe pecetat mbi pjatë që do të kenë logon e shqiponjës.

Në koktej dhe në darkë do të shërbehen pije shqiptare dhe gatime tradicionale të përgatitura nga Mrizi i Zanave. Darka do të mbyllet me çastin e tortës dhe kërcimin e çiftit. Shumë media ndërkombëtare janë

akredituar për të ndjekur këtë event, ashtu si edhe mediat shqiptare, disa prej të cilave do e mbulojnë live dasmën më të rëndësishme në Shqipëri, që nga viti 1938, shkruan Class.

MEDIAT

Mediat më me zë të Europës, si Hola TV nga Spanja apo M6 nga Franca janë vetëm disa nga televizionet që po përcjellin ndërkombëtarisht përgatitjet e dasmës, dhjetëra gazetarë të tjerë të huaj pritet ta

mbulojnë ceremoninë martesore. Ka edhe revista si ajo suedeze me emrin “Svensk Damtidning” e cila i ka kushtuar një reportazh dasmës mbretërore te Zogut dhe Geraldines, vite me vone e njëjta revistë ka shfaqur të njëjtën interes për dasmen e princit Leka dhe Elias.

FUSTANET

Unazat e çiftit mbretëror janë porositur në Belgjikë, ndërsa fustanet sigurisht që do jenë disa. Vetë nusja, Elia pohoi pak kohë më parë për News24 se fustanet janë dizenjuar nga stiliste shqiptare. Nuk

përjashtohen as elementët tradicionalë në veshjen e çiftit.

Unazat janë porositur në Belgjikë, ndërsa gjithë kleri shqiptarë do ta bekojë këtë dasmë me një lutje.

LISTA E TË FTUARVE

Përveç familjeve mbretërore, në dasmën e Princit Leka me Elia Zaharian do të jenë edhe krerët e shtetit shqiptar. I pari që ka konfirmuar praninë është Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ndërkohë që Kryeministri Rama dhe Presidenti Nishani ende nuk kanë dhënë një përgjigje nëse do të jenë ose jo pjesë e kësaj ceremonie. Gjithashtu edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj do të jetë në dasmë, madje me një rol të

rëndësishëm, pasi do të celebrojë çiftin. Po kështu të pranishëm do të jenë përfaqësues të kleri shqiptar, të cilët do të bekojnë çiftin e ri.

 

Austri

Duka Georg dhe Dukesha Eilika

Belgjikë

Princeshë Lea

Bourbon-Dy Siccili

Duka dhe Dukesha e Castro

Egjipt

Princ Ali

Gjeorgji

Princi Davit Bagrationi

Gjermani

Princi Georg Friedrich i Prusisë

Greqi

Princeshë Irena

Princ Michael dhe Princes Marina

Iran

Lart madhëria Farah Pahlavi

Itali

Princesha Maria Pia dhe Princesh Maria Gabriella e Savojës

Lihtenshtejn

Prince Philipp dhe Princesh sabelle

Luksemburg

Princ Guillaume dhe  Princesh Sibilla

Mal i zi

Princ Nikola II Petrovi?-Njegoš

Marok

Princesh Lalla Meryem

Portugali

Duka dhe Dukesha e Braganza

Rumani

Princesh Margareta dhe Princ Radu

Rusi

Dukesha Maria dhe Duka George

Serbia

Princ Alexander dhe Princesh Katherine

Spanjë

Madhëria e saj Mbretëresha Sofi

Thurn dhe Taxis

Princesh Gloria

Princesh Elisabeta

Mbretëri e Bashkuar

Princ dhe Princesha Michael e Kent

Familjet e tjera fisnike të ftuara:

Princ Michel i Yugoslavia

Princesh Maria Theresa nga Bourbon-Parma

Austri

Joseph Karl Habsburg dhe Dukesha Margarete

Dukesha Johanna Sophie e Austrisë./Ballkan web



Ju sugjerojmë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
Bota

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

18 Maj, 2025 10:32 pm
Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
Aktualitet

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

18 Maj, 2025 9:32 pm
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Politikë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

18 Maj, 2025 9:10 pm
Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
Aktualitet

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

18 Maj, 2025 9:01 pm
Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Sport

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

18 Maj, 2025 8:29 pm
Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Bota

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

18 Maj, 2025 7:53 pm
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

18 Maj, 2025 7:33 pm
Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
Para
‘Miniera’ e hashashit/ I arrestuari: Kam vajzën të paralizuar, doja lekë

‘Miniera’ e hashashit/ I arrestuari: Kam vajzën të paralizuar, doja lekë

‘Abone studenti ka, por nuk i shesin agjencitë’. Ja propozimet e Veliajt

‘Abone studenti ka, por nuk i shesin agjencitë’. Ja propozimet e Veliajt

“Përplasja” e Shqipërisë dhe Spanjës në aeroport

“Përplasja” e Shqipërisë dhe Spanjës në aeroport
















TE FUNDIT

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
18 Maj, 2025

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili...

Lexo më shumë

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
18 Maj, 2025

Ndërsa shumë turistë zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të zbuluar bukurinë e plazheve mesdhetare pa turma vizitorësh, ju gjithashtu...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
18 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në...

Lexo më shumë

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
18 Maj, 2025

Edhe këtë të dielë, Vlora mori një tjetër panoramë, ku me rastin e çeljes së sezonit turistik u organizuan aktivititete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com