Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DETAJE&FOTO/ Atentate dhe ekzekutime mafioze; zanafilla e konfikteve mes Elton Çiços dhe Nelgert Patës

2016/11/20 at 5:15 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
DETAJE&FOTO/ Atentate dhe ekzekutime mafioze; zanafilla e konfikteve mes Elton Çiços dhe Nelgert Patës

Një atentat mafioz i është bërë mesditën e sotme Nelgert Patës në qëndër të Fierit. Sipas policisë ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi, ku janë shkrehur 30 plumba dhe  ka mbetur i vdekur.

Por siç edhe u informua, Nelgert Pata, 34 vjeç  ishte një person i njohur për autoritetet policore pasi në vitin 2008 së bashku më babain e tij Astrit Pata janë gjykuar nga organi i akuzës për shfrytëzim prostitucioni. Ata u denoncuan nga Silvana K. nga Memaliaj me vendbanim në Gjermani dhe janë dënuar me burg.

pataa

*Elgert Pata, Astrit Pata

Tre muaj më parë atij iu bë atentat në Tiranë, ku mbeti i plagosur. 34-vjeçarit nga Memaliaj, Nelgert Pata, i është bërë atentat më 21 gusht tek një lokal te “Rruga e Kavajës”. Nelgert Pata kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu ku vuante dënimin për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe dyshimet e para për atentatin u lidhën me të shkuarën e tij kriminale.

Plagosja e Nelgert Patës, i shpallur në kërkim për veprën penale “moskallzim krimi”, lidhet edhe me vrasjen e dates 1 Maji në lokal “De Niro”, ku u ekzekutua Elton Çiço. Për shkak të një njohje të vjetër që 34-vjeçari Pata ka me Jani Aliaj dhe Renato Milloshi, autorë të dyshuar për vrasjen e Çiços, policia dyshon se ai ka bashkëpunuar nga burgu për vrasjen e tij.

download

Në mesin e vitit 2000, në fshatin Zhapokikë të Tepelenës Jani Alia goditi për vdekje me thikë djalin e shtetasit Shyqo Ballazhiu, nga Tepelena. Viktima, E. Ballazhiu 20 vjeç, ishte shoku i fëmijërisë së Elton Çiçës, bashkëmoshatar i tij. Ata ishin rritur bashkë në Tepelenë dhe Çiça ishte interesuar shumë për të mësuar se kush ishte autori i vrasjes së shokut të tij. Në momentin që e ka marrë vesh se autori ishte po ashtu nga Tepelena dhe sapo ka mësuar emrin e tij, Çiço i ka dërguar fjalë në burg Alisë, duke i thënë se do merrte hak për këtë vrasje. Jani Alia, në atë kohë 23 vjeç, ishte arrestuar nga Policia helene dhe ndodhej në paraburgim. Rreth 3 vite më vonë, ndodh që arrestohet në Greqi edhe Elton Çiça.

jani

Dy tepelenasit rastis të përballen në të njëjtin vend, në Burgun e Koridhalosë.  Alia i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe Çiça me 5 vjet për drogë. Aty ndodhi përplasja e parë fizike mes tyre, pasi Çiça plagosi me thikë Aliajn kur ndodheshin në ajrim. Disa javë pas kësaj ngjarje, Jani Alia del me leje nga burgu, pasi kishte bërë 10 vjet, por nuk kthehet më në burg dhe shpallet në kërkim nga policia greke. Pak kohë më pas lirohet edhe Elton Çiça, i cili tashme  përfundon dënimin. Ky eshte momenti kur nisin edhe atentatet.

30 mars 2015/ Zanafilla e konflikteve është grabitja dhe dhunimi i prindërve të Elton Çiços më 30 mars të vitit 2015. Tre persona grabisin dhe dënojnë prindërit e Çiços në Tepelenë duke i marrë 5 mijë euro. Çiço ,i dyshuar si i përfshirë në trafikun e drogës, do të hakmerrej për grabitjen dhe dhunimin e prindërve të tij.

10 qershor 2015/ Elton Çiço shënjestrën të parin nga tre grabitësit dhe dhunuesit e prindërve. Ai është Robert Rama, i cili u ekzekutua në qershor të vitit 2015. Për këtë u shoqërua disa herë Çiço dhe familjarë të tij, por asnjëherë nuk u provua lidhja e tyre me ekzekutimin e Ramës.

4 maj 2015/ Elvis Imeri, një prej të akuzuarve si grabitësit e prindërve të Çiços do të gjente në mjetin e tij një sasi eksplozivi. Ai i shpëtoi për mrekulli atentatit.

elvis-imeri

9 dhjetor 2015/ Në Kombinat Elton Imeri vëllai i të dyshuarit si grabitës Ervis Imeri do të binte pre e një atentati ku do të pësonte dëmtimet të rënda në gjymtyrët e poshtme.

10 janar 2016/ Jani Alia u tentua të ekzekutohej nga Elton Çiço më 10 janar të këtij viti në Tiranë, tek Rruga e Kavajës. Çiço qëllon disa herë në drejtim të tij me armë zjarri, por nga plumbat plagoset vetëm një person i rastësishëm me inicialet A.Q. Policia nis hetimet për ngjarjen dhe zbulon se objekti i këtij atentati ishte pikërisht Jani Alia, i cili në atë moment kishte në përdorim një makinë tip “BMVV X6”, me targë AA 727…, të cilën më pas e zhduku.

Foto-OK-933x445

Mars 2016 /Elton Çiços i bëhet një atentat te Parku i Autobusëve, por ai arrin të shpëtojë.

Kështu në muajin maj të 2016 kur ende nuk ishte mbushur një vit nga grabitja e familjes, 36­vjeçari Elton Çiço është ekzekutuar në ish -Bllok, në një vrasje mafize në mes të lokalit, i ulur në tavolinë me ish- oficerin e policisë.

cico-720x350

29 tetor 2016/ Nga një atentat ka shpëtuar mesditen e 29 tetorit  Andi Mustafaraj, mik i ngushte i Elton Çiços. Ai  ka parkuar makinën e tij tip “Volkswagen” para lokalit që ndodhet në rrugën “Nikolla Jorgo”, pas ish-­Ekspozitës, dhe është ulur për të pirë kafe aty. Shtetasi i dëmtuar ishte dërguar për mjekim te menjëhershëm në spitalin e Traumës, Tiranë. Nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se shtetasi A.M, të ketë lidhje me shtetasin E. Ç vrarë më datë 01 Maj 2016, person me preçedent kriminal.  /OPINION.AL

Andi-Mustafaraj

Ju sugjerojmë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Para
Ja pse facebook u krijon femrave probleme me partnerin

Ja pse facebook u krijon femrave probleme me partnerin

Lindita Nikolla me çantë “Dior” 3 mijë dollarë? 

Lindita Nikolla me çantë "Dior" 3 mijë dollarë? 

Berisha e Strakosha vlerësime pozitive, Veseli në hije

Berisha e Strakosha vlerësime pozitive, Veseli në hije

TE FUNDIT

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
6 Qershor, 2025

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku...

Lexo më shumë

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
6 Qershor, 2025

Në vijim të planit të masave për “Shqipëri–Serbi”, policia e shtetit bën njoftimin për mbarëvajtjen e ndeshjes. Konkretisht, rruga nga...

Lexo më shumë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Ka zgjatur rreth dy orë arratia e Shpëtim Osmës, autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e...

Lexo më shumë

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
6 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ka arrestuar një 42-vjeçar me qëllim ekstradimin, pasi ishte i dënuar nga autoritetet italiane,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com