Një 40-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Lushnje. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënder Libohova”, ndërsa viktima është identifikuar si Besmir Hida.
40-vjeçari kishte qenë në ambientet e katit të dytë të një lokali kur është qëlluar me armë për vdekje nga dy persona të paidentifikuar, më pas ata janë larguar me makinë në drejtim të daljes së qytetit.
Nga të dhënat, bëhet me dije se viktima kishte një pikë grumbullimi makinash në qytetin e Lushnjës. Deri më tani ende nuk janë të qarta shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po për zbardhjen e rrethanave të plota.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.
Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.
Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh.