Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku viktimë mbeti Nazmi Bandula.
55-vjeçari u ekzekutua me breshëri plumbash ndërsa po pinte kafen e mëngjesin në një lokal parnë banesës së tij, në lagjen “Partizani”.
Ndërsa Klan News bën të ditur se në drejtim të viktimës është qëlluar 13 herë, 6 plumba e kanë prekur në pjesën e sipërme të trupit, çka i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Skena është filmuar nga një kamera sigurie në distancë, e cila nuk ka ndihmuar shumë hetuesit.
Mësohet se për kryerjen e atentatit është përdorur një automjet tip Mercedes-Benz me ngjyrë të bardhë me xhama të zinj, ndërsa të gjitha gëzhojat janë mbajtur në makinë pasi hetuesit nuk kanë gjetur asnjë në vendin e ngjarjes.
Klan News ka mësuar nga burime brenda grupit hetimor bëjnë me dije se akoma nuk ka asnjë gjurmë të autorëve të ngjarjes.
Pistat e hetimit janë të shumta për shkak të së kaluarës së 55-vjeçarit, i cili dyshohet të ketë qenë i përfshirë në trafik narkotikësh, trafik armësh dhe prostitucion.
Po ashtu, hetuesit nuk përjashtojnë edhe pistën e hakmarrjes, pasi në vitet 2000 Nazmi Bandula bashkë me të vëllanë, janë të përfshirë në një vrasje për një vajzë pranë kinemasë në Shkodër.