Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me plagosjen me thikë në Shkodër, ku janë përfshirë 3 të mitur.
Sipas policisë, të dëmtuar me thikë e kaçavidë kanë mbetur një 13-vjeçar dhe një 15-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi te stadiumit “Loro Boriçi”, ndërsa janë ende të paqarta arsyet e kësaj plagosjeje.
Ndërkohë autori i dyshuar, E. K., rreth 14 vjeç është shpallur në kërkim.
“Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit janë dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë) dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon kontrolli i zonës, për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia./Opinion.al