Një minorene dyshohet se është abuzuar seksualisht në Pogradec. Ishte nëna e 12-vjeçares ajo që e denoncoi në policinë e qytetit 29-vjecarin me iniciale K.T, për marrëdhënie seksuale me vajzën e saj.
Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se nëna e vajzës deri para pak kohësh bashkëjetonte me babain e 29-vjecarit dhe vetëm pas ndarjes, ka denoncuar rastin për vajzën e saj minorene.
Kjo, edhe për grupin e hetimit, tregon se nëna ka qenë në dijeni të rastit, por e ka denoncuar vetëm kur lidhja e saj me babain e të riut ka marrë fund.
Policia e Pogradecit ka filluar hetimet për rastin ndërkohë që vajza minorene, në prani të psikologëve ka bërë me dije se prej 2 vitesh kishte një lidhje me 29-vjeçarin.
Gjithsesi, policia edhe për shkak të moshës së vajzës ka arrestuar 29-vjeçarin dhe ka filluar hetimet.