Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje nga grabitja e argjendarisë, hera e tretë që bie pre e vjedhjes 

2016/10/08 at 8:14 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Detaje nga grabitja e argjendarisë, hera e tretë që bie pre e vjedhjes 

Një argjendari në kryeqytet ka rënë sërish pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04: 25 të mëngjesit të së shtunës, në argjendarinë “Pavllo”, pranë pazarit të ri, në rrugën “Luigj Gurakuqi .”

Autorët kanë arritur të marrin 10 kg flori , 30 kg argjend dhe 600 ora.

Autorët kanë përsëritur të njëjtin skenar si tek grabitja e bankës së nivelit të dytë në zonën e ish- bllokut.

Sipas të dhënave nga vendgjarja autorët për të hyrë brenda kanë çarë 4 herë murin në pjesë të ndryshme ku kanë patur kohë për të marrë gjithçka.

Ata kanë arritur të shkëpusin dhe sistemin e kamerave dhe të sinjalit të sigurisë duke marrë me vete dhe serverin ku ruheshin pamjet filmike.

Kjo argjendari është grabitur edhe dy herë të tjera, njëherë para tre muajsh ku autorët morën rreth 30 mijë euro flori dhe argjend, si dhe në vitin 2012 ngjarje për të cilën brenda pak minutash policia arriti të arrestonte tre persona.

Vjedhja e argjendarisë e ndodhur me 14 Prill 20112

14 prill 2012 – Tre persona me maska në kokë e armë në duar, dy me pistoleta e njëri me thikë, kanë hyrë në argjendarinë e shtetasit Pavllo Shkavra, vetëm pak metra nga sheshi “Avni Rustemi”. Ngjarje kjo e ndodhur me 14 Prill të vitit 2012.

Pronari i argjendarisë, shtetasi Pavllo Shkavra, i cili ka tentuar të reagonte është qëlluar me tytën e pistoletës në kokë duke rënë pa ndjenja. Të rinjtë kanë marrë gjithë buzhuteritë që ndodheshin në tavolinë e banak e më pas, duke rrëzuar manekinet, kanë hequr gjithë mallin e ekspozuar.

Pjesa e jashtme me xhama e ka bërë transparente ngjarjen për kalimtarët e rastit, por edhe për tregtarët e tjerë që vepronin aty pranë. Në kohën kur tre grabitësit po mblidhnin bizhutë e fundit para se të largoheshin, telefonata denoncuese kishte mbërritur në Policinë e Tiranës, e cila nisi disa shërbime drejt vendit të ngjarjes. Tri grupe të patrullës së përgjithshme u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes nga drejtime të ndryshme, nga qendra e Tiranës, nga Unaza dhe nga zona e Komisariatit Nr. 4. Ndërkohë, autorët e krimit, pasi dolën nga argjendaria, bënë një ndarje të mallit aty për aty dhe ia mbathën vrapit.

Arrestimi i grabitësve

Njoftimi në kohë i policisë i dha ngjarjes kthesën përfundimtare. Ndërkohë që pronarit të argjendarisë po i jepej ndihma e parë, policia arriti të bllokojë jo shumë larg vendit të ngjarjes dy nga të rinjtë që kryen grabitjen.

“Strukturat e Policisë së Komisariatit Nr. 1 Tiranë mbërritën në vendngjarje dhe u vunë në ndjekje të autorëve, të cilët kanë bënë rezistencë ndaj forcave të policisë duke u larguar më këmbë në drejtime të ndryshme”, deklaroi zëdhënësja e Policisë. Sipas saj, sektori i Forcës së Posaçme dhe Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë arritën në identifikimin e menjëhershëm të autorëve të krimit.

Shtetasit Dorian Mema, 18 vjeç dhe Rigels Leka, 18 vjeç, janë arrestuar pranë vendit të ngjarjes, pasi kishin ecur më këmbë dhe po mundoheshin të fshiheshin. Dhe rreth një orë pas ngjarjes është arritur të identifikohet dhe të arrestohet në banesën e tij në Shkozë edhe autori i tretë i krimit, shtetasi Erjon Kola, 20 vjeç.

Policia tha se në momentin e kapjes në flagrancë të këtyre shtetasve u gjendën dy armë të tipit pistoletë, armë të cilat dyshohen se janë përdorur për të realizuar grabitjen e argjendarisë. Të dyshuarve iu bllokua edhe një sasi e konsiderueshme e floririt të vjedhur si dhe maska, thika, doreza e të tjera mjete të përdorura për kryerjen e krimit. Pas kapjes së tre autorëve, policia ka nisur hetimin për ngjarje të tjera ku mund të ishin implikuar të dyshuarit.

Autorët e arrestuar

-Dorian Mema, 18 vjeç, banues në Tiranë

-Rigels Leka, 18 vjeç, banues në Shkozë

-Erjon Kola, 20 vjeç, banues në Shkozë

Provat e bllokuara

Rreth 3.7 kg bizhuteri, maska, doreza, thikë./tvklan.al

Etiketa: argjendaridetajegrabitjatirane

Ju sugjerojmë

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

26 Qershor, 2025 10:28 pm
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
Rajoni

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

26 Qershor, 2025 10:26 pm
Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
-U tha në Opinion

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

26 Qershor, 2025 10:01 pm
“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
-U tha në Opinion

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

26 Qershor, 2025 9:50 pm
Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue
Bota

Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue

26 Qershor, 2025 9:47 pm
Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës
Aktualitet

Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës

26 Qershor, 2025 9:38 pm
Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket
Aktualitet

Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket

26 Qershor, 2025 9:13 pm
Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve
Politikë

Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve

26 Qershor, 2025 8:58 pm
Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik
Bota

Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik

26 Qershor, 2025 8:54 pm
Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër
Bota

Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër

26 Qershor, 2025 8:32 pm
Para
Parandalohet sulmi terrorist ne aeroport, ndalohen tre persona 

Parandalohet sulmi terrorist ne aeroport, ndalohen tre persona 

Tensionet SHBA- Rusi, gjenerali amerikan: Do t’ju mundim rëndë 

Tensionet SHBA- Rusi, gjenerali amerikan: Do t'ju mundim rëndë 

Tabela e rrallë/ Ja ushqimet që duhen konsumuar për shëndetin e çdo organi të trupit

Tabela e rrallë/ Ja ushqimet që duhen konsumuar për shëndetin e çdo organi të trupit

TE FUNDIT

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
26 Qershor, 2025

Samitin e NATO-s, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e përdori për të përcjellë një mesazh të qartë: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit...

Lexo më shumë

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
26 Qershor, 2025

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani,...

Lexo më shumë

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
26 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan po diskutohet çmimi i apartamenteve në Tiranë dhe në bregdet. Pjesë...

Lexo më shumë

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
26 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, më 25 qershor”, në kryeqytet, ku një makinë përplasi dy monopatinë. Si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com