Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje nga atentati në Shkodër, autori e priti rreth një orë dhe e qëlloi me…

2024/02/12 at 10:39 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Detaje nga atentati në Shkodër, autori e priti rreth një orë dhe e qëlloi me…

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Shkodër në lagjen “Xhabiej”, ku mbeti i plagosur Selami Brahimi.

Autori i këtij atentati është 68-vjeçari Sulejman Kapllani, xhaxhai i gruas i të plagosurit. Sipas informacioneve, ata kanë pasur konflikte prej vitesh të cilat janë rindezur pas një vdekje brenda familjes.

68-vjeçari dyshohet se ka qëlluar nga një automjet tip “Skoda Fabia” ngjyrë e bardhë të cilën e kishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit kur ka ardhur drejt Shqipërisë duke qenë se jeton në Itali.

Ky automjet pas ngjarjes nga kqyrja e kamerave të sigurisë u gjet i parkuar në lagjen “Rus” në Shkodër dhe brenda saj edhe arma e zjarrit automatik kallashnikov. Brenda mjetit janë gjetur edhe 8 gëzhojat e automatikut ndërsa një gëzhojë u gjet në vendin e ngjarjes e cila është e njëjtë më gëzhojat brenda automjetit, provë e cila çoi në zbardhjen e kësaj ngjarje.

Shtetasi Sulejman Kapllani mësohet se u arrestua në Gjermani, por nuk u ekstradua menjëherë pasi është një shtetas me dokumentacione italiane dhe shteti gjerman kërkoi vendim nga një gjykatë shqiptare.

Një ditë më parë gjykata e shkallës së parë në Shkodër vendosi për ekstradimin e 68 vjeçarit nga Gjermania drejt Shqipërisë dhe tashmë pritet ardhja e tij drejt vendin tonë si person i dyshuar për plagosjen. Shtetasi Sulejman Kapllani njihet si person me precedent dhe rrezikshmëri në Itali ku jeton ndërsa i plagosur Selami Brahimi ka qenë i dënuar në Zvicër për lëndë narkotike për disa vite kohë më parë.

Por cili është konflikti mes këtyre të afërmve. Shtetasi Musa Kapllani është vjehrri i të plagosurit Selami Brahimi dhe u nda nga jeta në janar të këtij viti por edhe vëllai i autorit të dyshuar Sulejman Kapllani. Gjithçka nisi pas kësaj vdekjeje. Musa Kapllani që prej vitit 2013 nuk fliste me dy vëllezërit e tij. Në 2013-ën vëllai i vogël Bërhan Kapllani vrau në Itali ish-bashkëshorten e tij Orjeta Boshi dhe të dashurin e saj Shpëtim Hana ndërsa u dënua nga shteti italian me burgim të përjetshëm. Që prej asaj kohe Musa Kapllani ka ndërprerë marrëdhëniet me dy vëllezërit Sulejmanin, autori i dyshuar i plagosjes dhe Bërhanin, që u dënua për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe një personi tjetër.
Pas vdekjes së Musa Kapllanit, familja e këtij të fundit nuk shkroi në letrën e njoftimit të vdekjes emrat e dy xhaxhallarëve, Bërhanit dhe Sulejmanit. Ky i fundit nga Italia ka debatuar lidhur me këtë çështje duke mos e pranuar dhe duke u ndjerë i fyer, debat në të cilin është përfshirë edhe i plagosuri. Ky konflikt nuk është shuar mes tyre por ka agravuar. Më 5 shkurt të këtij viti autori i dyshuar ka ardhur nga Italia drejt Shqipërisë ndërsa në Rinasi mori me qira makinën nga e cila kreu krimin mbrëmjen e 8 shkurtit. 68 vjeçari Sulejman Kapllani dyshohet se qëlloi me 10 plumba në drejtim të dhëndrit të mbesës së tij Selami Brahimi i cili mori një plumb në fytyrë dhe shpëtoi mrekullisht. Autori mësohet se ka pritur rreth një orë derisa Brahimi erdhi tek lokali i tij dhe sapo la mbesën e vogël në një pallat qëlloi në drejtim të 60 vjeçarit. Pasi kreu atentatin, 68 vjeçari u largua përmes doganës së Hanit të Hotit drejt aeroportit të Podgoricës dhe nga aty në Berlin të Gjermanisë ku edhe u arrestua. Tashmë pritet ekstradimi nga autoritetet gjermane pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë në Shkodër. I plagosuri nuk ka pranuar të rrëfejë ngjarjen duke thënë se nuk e kanë idenë se kush janë autorët dhe se nuk ka asnjë konflikt me askend ndërsa pritet se cila do të jetë dëshmia e Sulejman Kapllanit si autor i dyshuar. Kjo është pista kryesore ku po heton policia përmes informacioneve në rrugë operative sepse deri më tani as të afërmit e tjerë që kanë dijeni dhe janë marrë në pyetje nuk kanë pranuar të dëshmojnë këtë konflikt për efektivët.

Ju sugjerojmë

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, kush janë personat me masë sigurie
Kronikë

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, kush janë personat me masë sigurie

3 Shkurt, 2026 5:22 pm
Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës
Life Style

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës

3 Shkurt, 2026 4:47 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Mbetjet e “Kurum”, Prokuroria e Durrësit lëshon 33 urdhërarreste

3 Shkurt, 2026 4:12 pm
Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje
Bota

Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje

3 Shkurt, 2026 4:01 pm
Probleme me ujin e pijshëm, banorët e Tërovës së Maliqit në protestë
Aktualitet

Probleme me ujin e pijshëm, banorët e Tërovës së Maliqit në protestë

3 Shkurt, 2026 2:53 pm
Dyshime të reja e portretizojnë Jeffrey Epstein si agjent të KGB-së dhe Mossad-it
Bota

Dyshime të reja e portretizojnë Jeffrey Epstein si agjent të KGB-së dhe Mossad-it

3 Shkurt, 2026 2:50 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

“SHBA, e përgatitur të ndërmarrë veprime kundër Iranit”

3 Shkurt, 2026 2:47 pm
Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjetet sociale
Bota

Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjetet sociale

3 Shkurt, 2026 2:12 pm
Topalli i përgjigjet Ballës:S’të kam takuar kurrë, kontrollove Bashën në çdo lëvizje
Politikë

Topalli i përgjigjet Ballës:S’të kam takuar kurrë, kontrollove Bashën në çdo lëvizje

3 Shkurt, 2026 12:55 pm
“Jozefinë, mos bëj sikur të dhemb shpirti”, Balla:Bashkëpunuam në 2021 kundër Saliut
Politikë

“Jozefinë, mos bëj sikur të dhemb shpirti”, Balla:Bashkëpunuam në 2021 kundër Saliut

3 Shkurt, 2026 12:53 pm
Para
Zgjedhjet e 2025/ Çuçi mbledh Grupin e PS: Dilni në terren, konsiderojeni si një periudhë fushate

Zgjedhjet e 2025/ Çuçi mbledh Grupin e PS: Dilni në terren, konsiderojeni si një periudhë fushate

70 viktima palestineze për 2 pengje izraelite në Gaza, Irani: Gjenocid nga SHBA dhe Izraeli

70 viktima palestineze për 2 pengje izraelite në Gaza, Irani: Gjenocid nga SHBA dhe Izraeli

Albin Kurti: Nuk e kthejmë pas vendimin për dinarin, s’duam të ndëshkojmë askënd

Albin Kurti: Nuk e kthejmë pas vendimin për dinarin, s’duam të ndëshkojmë askënd

TE FUNDIT

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, kush janë personat me masë sigurie

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, kush janë personat me masë sigurie
3 Shkurt, 2026

Një operacion është në zhvillim e sipër në Durrës, Tiranë dhe Elbasan për 2800 ton mbetjet e rrezikshme të kompanisë Kurum...

Lexo më shumë

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës
3 Shkurt, 2026

Shumë shqetësim ka ngjallur një zhvillim i fundit i Inteligjencës Artificiale dhe që ndodhi gjatë krijimit të një rrjeti social...

Lexo më shumë

Mbetjet e “Kurum”, Prokuroria e Durrësit lëshon 33 urdhërarreste

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
3 Shkurt, 2026

33 masa sigurie janë firmosur nga Prokuroria në kuadër të hetimeve për mbetet e rrezikshme të lidhura me kompaninë Kurum....

Lexo më shumë

Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje

Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje
3 Shkurt, 2026

Rusia do të përgjigjet nëse Shtetet e Bashkuara vendosin sisteme armësh në Groenlandë. Kështu deklaroi zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabkov,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com