Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje mbi mizoritë e ushtrisë serbe të kryera kundër shqiptarëve në 1912

2022/07/12 at 11:02 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Detaje mbi mizoritë e ushtrisë serbe të kryera kundër shqiptarëve në 1912

“Le Petit Marseillais” ka botuar, të enjten e 2 janarit 1913, në ballinë, shënimet e mbledhura nga qeveria austro-hungareze mbi mizoritë e ushtruara nga ushtarët serbë në Shqipëri, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Mizoritë në Shqipëri

Korrespondenti i Daily Telegraph në Budapest thotë se ka marrë shënimet e mbledhura nga qeveria austro-hungareze mbi mizoritë e ushtruara nga ushtarët serbë në Shqipëri. Ai jep një ekstrakt nga i cili ne riprodhojmë më poshtë pikat më të spikatura :

Në marshimin e tyre nëpër Shqipëri, drejt detit, thonë këto shënime, serbët nuk u mjaftuan me ekzekutimin e shqiptarëve të armatosur; mizoria e tyre e tmerrshme nuk i ka kursyer njerëzit e paarmatosur, të pambrojturit, pleqtë, gratë, fëmijët edhe foshnjat në gji. Oficerët serbë, të çmendur nga fitorja, deklaruan se pastrimi më i mirë i Shqipërisë do të ishte shfarosja totale e shqiptarëve myslimanë. Ky slogan u miratua shpejt dhe u zbatua në praktikë. Midis Kumanovës dhe Shkupit, u ekzekutuan tre mijë njerëz; afër Prishtinës, pesë mijë, ekskluzivisht arnautë (shqiptarë myslimanë), ranë nën goditjet e serbëve. Nuk ishte një betejë e nderuar, por vrasje të pajustifikueshme, për realizimin e së cilës ushtarët e tërbuar shpikën metoda të reja mizorie. Në disa fshatra u dogjën të gjitha shtëpitë dhe banorët e tyre, të cilët tentuan t’i shpëtonin flakëve, u qëlluan si minjtë, sapo u shfaqën në vrimat (në dalje). Burrat u qëlluan në sy të grave dhe fëmijëve të tyre dhe më pas këto gra u goditën me bajoneta, duke u përpjekur të mbronin fëmijët e tyre.

Ekzekutimet ishin argëtimi i përditshëm i ushtarëve. Në çdo shtëpi ku u gjetën armë vriteshin të gjithë banorët, me plumba apo me varje. Në një ditë të vetme, pati tridhjetë e gjashtë ekzekutime. Një ish-sekretar i z. Pashiç, kryeministrit serb, z. Tomiç, një zotëri serbo-hungarez, tha se gjatë një udhëtimi nga Prizreni në Pejë kishte parë vetëm fshatra të djegura, në të dy anët e rrugës. Skajet e kësaj rruge ishin të mbushura me shtylla në të cilat vareshin trupat e shqiptarëve. Rruga për në Gjakovë ishte një “rruga e shtyllave”.

Edhe gazetat që dalin në Beograd rrëfejnë mizoritë e kryera nga serbët. Thuhet se kur koloneli Ostoiç ka hyrë në Prizren, ka bërtitur : “Vritni!” dhe se sapo u dha ky urdhër, ushtarët e tij u vërsulën nëpër shtëpi dhe vranë gjithçka që u binte në dorë.

Një shkresë raporton faktin e tmerrshëm në vijim :

“Kushdo që u denoncohej serbëve si shqiptar, ishte i sigurt se do të vritej. Ndodhte shpesh që njerëzit që u kishin borxh shqiptarëve myslimanë i denonconin si tradhtarë. Pa ndryshim këta fatkeqë vareshin dhe informatorët ishin të autorizuar të blinin, me një çmim minimal, shtëpinë e kreditorit të tyre. Në Shkup, shqiptarë të paarmatosur u vranë në rrugë nga oficerët serbë. Nëse në një banesë gjendej qoftë dhe një thikë gjuetie, pronari pushkatohej. Nuk akordohej asnjë falje.”

Në Ferizaj, komandanti serb i kishte ftuar të arratisurit që të ktheheshin dhe të dorëzonin armët. Pasi u çarmatosën, katërqind prej tyre u pushkatuan. Në këtë qytet mbetën të gjalla pothuajse një gjysmë duzine familjesh myslimane. Në Pana serbët vranë të burgosurit e tyre, ndërsa në Varosh dhe në Prishtinë popullsia me plot fjalën u shkatërrua.

Ju sugjerojmë

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën
Aktualitet

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

9 Shkurt, 2026 6:29 pm
Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet
Bota

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

9 Shkurt, 2026 6:21 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

9 Shkurt, 2026 5:25 pm
Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Para
Majori shqiptar me shtëpi bari në Holandë/Bardhi: MM dhe SHISH dështuan

Majori shqiptar me shtëpi bari në Holandë/Bardhi: MM dhe SHISH dështuan

Port ushtarak në Porto Romano për NATO? PD: Afera më e madhe korruptive

Port ushtarak në Porto Romano për NATO? PD: Afera më e madhe korruptive

Operacioni “Shpirti”, SPAK jep pretencën për 8 të pandehurit, sa vite burg kërkon

Skandali i inceneratorëve, SPAK pezullon aktivitetin e disa kompanive

TE FUNDIT

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
9 Shkurt, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D Përfytyro një mëngjes të zakonshëm, ku mëndja është hapa përpara trupit, duke projektuar ditën ndërsa...

Lexo më shumë

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se prokurorët specialë kërkuan këtë të hënë dënimin me nga 45 vite burg për Hashim Thaçin...

Lexo më shumë

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
9 Shkurt, 2026

Menjëherë pas mbledhjes së grupit, Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit, ku në mbrëmje zhvillon një takim me Presidentin e Këshillit...

Lexo më shumë

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
9 Shkurt, 2026

Nga foltorja e mbajtur sot para Kryeministrisë, kreu i PD Sali Berisha tha se Rama ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com