Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje/ Klientë VIP, kokainë dhe seks treshe në hotelin pranë Qytetit Studenti

2017/10/27 at 10:44 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Detaje/ Klientë VIP, kokainë dhe seks treshe në hotelin pranë Qytetit Studenti

Policia e Tiranës shkatërroi një rrjet prostitucioni, ku u arrestuan 10 persona ditën e djeshme. Klientë, kanë qenë edhe persona VIP si këngëtarë, biznesmenë por dhe punonjës të administratës thanë burime të policisë.


VIP-at paguanin 100-150 euro për të marrë shërbime seksuale. Në momentin që Policia ndërhyri për të arrestuar personat e përfshirë, te një hotel te Tregu Elektrik, gjeti një prej vajzave që shfrytëzohej për prostitucion, bashkë me dy klientë në të njëjtën dhomë. Të dy klientët kishin paguar 200 euro tek organizatorët e këtij rrjeti.

Në momentin e ndërhyrjes në dhomën e hotelit është gjetur edhe kokainë, e cila mendohet se sigurohej nga organizatorët. Ata që gjenin klientët ishin: Albina Kasaj, Jani Murati Gëzim Kasëm), Ruzhdi Gapi, Edmond Shkalla, Altin Sulejmanasi dhe Elton Mimini, të cilët ishin në rolin e organizatorit në këtë rrjet prostitucioni.

Taksistët që bënin transportin e vajzave ishin Rushdi Gapi dhe Gëzim Kasëmi që çonin vajzat në hotelin te tregu elektrik, pranë Qytetit Studenti, në pronësi të shtetasit A. Ndoja. Vajza të moshës 25-30 vjeç shfrytëzoheshin kundrejt pagesave nga ky rrjet prostitucioni.

*Video e aksionit të policisë në hotel

Njoftimi i Policisë së Tiranës i shpërndarë ditën e djeshme (e enjte 26 Tetor)

Strukturat e Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Taksi e lirë 2”, gjatë të cilit janë arrestuar 10 shtetas, si dhe janë proceduar 3 të tjerë, të cilët ushtronin veprimtari të paligjshme, si një rrjet për “shfrytëzim prostitucioni”.

Shtetasit e arrestuar janë si më poshtë:

1.   Ruzhdi Gapi, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar. Arrestuar për kryerjen e veprës penale  “Shfrytëzim i prostitucionit”

2.   Edmond Shkalla, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar më parë. Arrestuar për kryerjen e veprës penale  “Shfrytëzim i prostitucionit”,

3.   Albina Kasa, 26 vjeç, lindur në Elbasan dhe  banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë. Arrestuar për kryerjen e veprës penale  “Shfrytëzim i prostitucionit”,

4.   A. Ndoja, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i  pa dënuar më parë. Ndaluar për kryerjen e veprës penale “Mbajtje të lokaleve për prostitucion”

5.   Jani Murati (Gëzim Kasëmi), 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar. Ndaluar për kryerjen e veprës penale  “Shfrytëzim prostitucioni”,

6.   Altin Sulejmanasi, 44 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar. Ndaluar për kryerjen e veprës penale  “Shfrytëzim prostitucioni”,

7.   Elton Mimini, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar. Ndaluar për kryerjen e veprës penale  “Shfrytëzim prostitucioni”,

8.   A.L., 44 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë. Arrestuar për veprën penale  të “Prostitucionit”,

9.   F.P., 32 vjeçe, lindur në Fier dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar. Arrestuar për veprën penale të “Prostitucionit” dhe Prodhim shitje të lëndëve narkotike.

10.  D.D, 42 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit me inicialet:

1. D.D., 25 vjeçe, lindur në Tropojë dhe  banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë,

2.   L.K., 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë,

3. B.C., 39 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë

Operacioni për goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal, u finalizua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, mbas një hetimi 5 mujor me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shtetasit e arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit dyshohen si autorë të veprave penale si: “Shfrytëzim të prostitucionit”, “Mbajtje dhe venie ne perdorim te ambjenteve për prostitucion”, “Prodhim dhe shitje të narkotikeve” si dhe “Prostitucionit”.

Në kuadër të procedimit penal viti 2017, është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranës, kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion, që shkonin nga 50 deri 150 euro.

Organizatorët në këtë aktivitet – Albina Kasaj, Jani Murati (alias Gëzim Kasëmi), Ruzhdi Gapi, Edmond Shkalla, Altin Sulejmanasi dhe Elton Mimini, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, – kanë shfrytëzuar për prostitucion vajza të moshave të ndryshme, (emrat e të cilave i cituam më lart), për të ushtruar prostitucion me klientët e gjetur prej organizatorëve.

Aktiviteti kriminal lehtësohej nëpërmjet aktivitetit si taksist të shtetasve Ruzhdi Gapi dhe Gëzim Kasëmi, duke bërë të mundur transportimin e vajzave, që ushtronin prostitucion, në hotele dhe ambiente që njehsohen me to, të tilla si ambienti “Hotel” pranë kryqëzimit të “Tregut elektrik”, në pronësi të shtetasit A.Ndoja.

Gjatë arrestimeve të bëra, në disa prej ambienteve është gjetur lëndë narkotike e llojit kokainë e ndarë në porcione, të cilat janë sekuestruar.

Në këtë operacion janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 2 automjete, 9 aparate telefonike, 1 dozë kokainë si dhe një shumë prej 10.000 lekësh.

Etiketa: kliente VIPprostituta


Ju sugjerojmë

GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Aktualitet

GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut

26 Qershor, 2025 3:46 pm
Mjekët: Aksidentet me monopatinë, kambanë alarmi
Aktualitet

Mjekët: Aksidentet me monopatinë, kambanë alarmi

26 Qershor, 2025 3:33 pm
Mbi 30 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Matematikës
Aktualitet

Matura Shtetërore 2025/Publikohen notat e provimit të Matematikës: 673 ngelës dhe…

26 Qershor, 2025 3:14 pm
Gara e BKH-së, skualifikohen 6 nga 13 kandidatët
Aktualitet

Skualifikimet nga gara e BKH/ SPAK publikon emrat e kandidatëve që vazhdojnë garën

26 Qershor, 2025 2:50 pm
Khamenei reagon pas armëpushimit: I dhamë një shuplakë të rëndë SHBA
Bota

Khamenei reagon pas armëpushimit: I dhamë një shuplakë të rëndë SHBA

26 Qershor, 2025 2:31 pm
Merrte kredi me ID të qytetarëve duke u prezantuar si…arrestohet e reja në Lezhë
Aktualitet

Merrte kredi me ID të qytetarëve duke u prezantuar si…arrestohet e reja në Lezhë

26 Qershor, 2025 2:31 pm
GJKKO lë në fuqi masën “arrest në burg” për Ilir Metën
Aktualitet

GJKKO lë në fuqi masën “arrest në burg” për Ilir Metën

26 Qershor, 2025 2:15 pm
INSTAT: Rritje me 3.39% të Produktit të Brendshëm Bruto në tremujorin e parë
Aktualitet

INSTAT: Rritje me 3.39% të Produktit të Brendshëm Bruto në tremujorin e parë

26 Qershor, 2025 2:12 pm
Tiranë/Vodhën 10 biçikleta e motomjete elektrike, arrestohet 34-vjeçari, një tjetër…
Aktualitet

Tiranë/Vodhën 10 biçikleta e motomjete elektrike, arrestohet 34-vjeçari, një tjetër…

26 Qershor, 2025 1:55 pm
FOTOT/ Atletet e bardha të Ramës në samitin e NATO-s “pushtojnë” mediat britanike
Aktualitet

FOTOT/ Atletet e bardha të Ramës në samitin e NATO-s “pushtojnë” mediat britanike

26 Qershor, 2025 1:50 pm
Para
Heroinë nga Shqipëria, kapet banda në Itali

Emri/ Kush është shqiptari që u kap me 500 mijë euro dhe 1.5 kg heroinë

Vendoset fati i Neymar, ja në sa ndeshje do të mungojë futbollisti

Vendoset fati i Neymar, ja në sa ndeshje do të mungojë futbollisti

Rama prezanton platformën online: Të gjitha hallet e popullit tani zgjidhen këtu

Rama prezanton platformën online: Të gjitha hallet e popullit tani zgjidhen këtu
















TE FUNDIT

GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut

GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
26 Qershor, 2025

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi GJKKO nuk pranoi kërkesën e tij për masë më të...

Lexo më shumë

Mjekët: Aksidentet me monopatinë, kambanë alarmi

Mjekët: Aksidentet me monopatinë, kambanë alarmi
26 Qershor, 2025

Rasti i fundit i aksidentit me monopatina ku mbetën të lënduar 3 të mitur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sipas...

Lexo më shumë

Matura Shtetërore 2025/Publikohen notat e provimit të Matematikës: 673 ngelës dhe…

Mbi 30 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Matematikës
26 Qershor, 2025

Ditën e sotme janë publikuar notat e provimit të Matematikës, të maturës shtetërore të vitit 2025. Sipas Ministrisë së Arsimit...

Lexo më shumë

Skualifikimet nga gara e BKH/ SPAK publikon emrat e kandidatëve që vazhdojnë garën

Gara e BKH-së, skualifikohen 6 nga 13 kandidatët
26 Qershor, 2025

Komisioni i Përzgjedhjes ka publikuar ditën e sotme rezultatet e fazës së parë të shqyrtimit paraprak, të aplikimeve për pozicionin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com