Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dështon tentativa e 11-të për konstitutim të parlamentit të Kosovës

2025/05/05 at 10:44 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, hapet rruga për formimin e institucioneve të reja

Për të njëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Ligjbërësit refuzuan për të tretën herë rresht që ta formojnë një komision për votimin e fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.

Në vazhdimin e seancës konstituive, të hënën, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Seanca konstituive do të vazhdojë të mërkurën, në orën 10:00.

Deputetë të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë thonë se është jokushtetuese mënyra se si Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se deputetët mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.

Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, por në gjashtë votime, kandidatja e saj, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme, përkatësisht 61.

Para përpjekjes së nëntë për konstituimin e Kuvendit, më 1 maj, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ftoi në takim udhëheqësit e PDK-së dhe të LDK-së.

Kreu i PDK-së pranoi ftesën, por pas takimit ai nuk njoftoi për një ujdi se si të shkohet përpara.

Partitë që po kundërshtojnë emrin e Haxhiut për kryeparlamentare i kanë kërkuar LVV-së të ndryshojë propozimin për postin, në mënyrë që procesi të zhbllokohet./REL

Ju sugjerojmë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Goditën me thikë një 42-vjeçar gjatë një konflikti, vihen në pranga 2 vëllezër

1 Gusht, 2025 11:10 am
Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe e Luz i Madh, procedohen penalisht dy shtetas
Aktualitet

Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe e Luz i Madh, procedohen penalisht dy shtetas

1 Gusht, 2025 10:49 am
GJKKO liron nga arresti i shtëpisë kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi
Aktualitet

GJKKO liron nga arresti i shtëpisë kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi

1 Gusht, 2025 10:31 am
Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për zonat e mbrojtura/Zhupa: Në Strasburg për…
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për zonat e mbrojtura/Zhupa: Në Strasburg për…

1 Gusht, 2025 10:15 am
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK sekuestron 25 pasuri të një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë

1 Gusht, 2025 10:05 am
Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje
Aktualitet

Tentoi të përdhunonte një të re në banesën e saj, arrestohet 40-vjeçari në Lushnje

1 Gusht, 2025 9:52 am
Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul për vizitë në Izrael
Bota

Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul për vizitë në Izrael

1 Gusht, 2025 9:36 am
Kroacia shënon 30-vjetorin e çlirimit/Parada në Zagreb: Armë e dilema historike
Bota

Kroacia shënon 30-vjetorin e çlirimit/Parada në Zagreb: Armë e dilema historike

1 Gusht, 2025 9:13 am
Letra drejtuar DASH për Berishën/Si kërkon kompania amerikane heqjen e “non gratës”
Aktualitet

Letra drejtuar DASH për Berishën/Si kërkon kompania amerikane heqjen e “non gratës”

1 Gusht, 2025 9:01 am
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

1 Gusht, 2025 8:47 am
Para
Dita e Dëshmorëve të Kombit, krerët e shtetit homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve”

Dita e Dëshmorëve të Kombit, krerët e shtetit homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve”

‘Kapriçot’ e motit / Rrebeshe shiu dhe temperatura të larta gjatë javës

‘Kapriçot’ e motit / Rrebeshe shiu dhe temperatura të larta gjatë javës

Panairi i punës tek Fakulteti Ekonomik, ministri Gonxhe: Do bëjmë çmos që të rrisim pagat

Ministri Gonxhja njofton hapjen e sezonit turistik 2025: Turistët mund të vizitojnë…

TE FUNDIT

Goditën me thikë një 42-vjeçar gjatë një konflikti, vihen në pranga 2 vëllezër

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
1 Gusht, 2025

Policia ka vënë në pranga 2 vëllezër, pasi goditën me sende të forta dhe me thikë një 42-vjeçar, gjatë një...

Lexo më shumë

Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe e Luz i Madh, procedohen penalisht dy shtetas

Ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe e Luz i Madh, procedohen penalisht dy shtetas
1 Gusht, 2025

Policia ka proceduar penalisht 2 shtetas, pasi ndezën zjarre në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh. Mësohet se...

Lexo më shumë

GJKKO liron nga arresti i shtëpisë kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi

GJKKO liron nga arresti i shtëpisë kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi
1 Gusht, 2025

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga masa arrest në shtëpi, kryetarin e Bashkisë së...

Lexo më shumë

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për zonat e mbrojtura/Zhupa: Në Strasburg për…

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD për zonat e mbrojtura/Zhupa: Në Strasburg për…
1 Gusht, 2025

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi padinë e bërë për ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com