Gjykata e Tiranës shtyu seancën e dytë gjyqësore në ngarkim të biznesmenit italian Francesko Becheti dhe bashkëpunëtorëve të tij. Shkak u bë përsëri mungesa e avokatëve dhe mosmarrja e dijenisë nga të pandehurit në mungesë për nisjen e procesit gjyqësor në Shqipëri. Edhe pse në sallë ndodheshin avokatët italianë, Beketi vet nuk ka marrë dijeni për procesin gjyqësor.
Sipas akuzës, Beketi dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen për pastrim parash, mashtrime me pasoja të rënda, krijim të skemave mashtrues e disa vepra të tjera penale.