Ka dështuar sërish mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ditën e sotme mbledhja nuk ka arritur të nisë, pasi deputetët e opozitës bllokuan sallën dhe nuk lejuan kolegët e mazhorancës të hyjnë brenda.
Në një prononcim për mediat, Gjiknuri tha se opozita po e bën të pamundur zhvillimin e mbledhjes.
Gjithashtu ai tha se duhet të caktojnë një datë tjetër për mbledhje ndërsa shprehu habi sesi të dy opozitat nuk bëjë përpjekje për ta çuar përpara këtë proces.
“Sërish një pjesë e opozitës, ata të Rithemelimit, bllokuan hyrjen dhe e bënë të pamundur zhvillimin e mbledhjes. Përsëri duhet të caktojmë një datë tjetër.
Habitem për një gjë, të dyja opozitat nuk po bëjnë aktive për ta çuar përpara këtë proces. Janë vetëm anëtarët e mazhorancës, habi dhe absurditet.
Mazhoranca është konforme me këtë ligj”,-tha Gjiknuri.