Për të katërtën herë brenda një jave ka dështuar marrja e dëshmisë së Ylvi Beqajat, dëshmitari i mbrojtur në dosjen “Shullazi”.
Përsëri shkak për shtyrjen janë bërë avokatët. I arrestuari Gilmando Dani ka qenë pa avokat, pasi edhe mbrojtësi i caktuar kryesisht nuk është paraqitur.
Prokuroria kërkon ta legjitimoje dëshminë e biznesmenit si provë dhe mungesa e avokatëve është mënyrë për të mos e marrë atë. Ndërsa avokatët pretendojnë marrja e kësaj dëshmie është në kundërshtim me ligjin.
Zvarritja e gjyqit dyshohet se është e qëllishme për të përfituar nga skadimi i afatit të hetimeve. E njëjta praktike u ndoq vite më parë dhe nga Dritan Dajti.