Policia e Durrësit ka parandaluar një grabitje të armatosur, duke vënë në pranga një person ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Efektivët e Durrësit kishin marrë informacion se tre persona po planifikonin grabitjen e një karburanti.
Në kuadër të operacionit “Ndjekja”, ata arrestuan 26-vjeçarin J.M. nga Xhafzotaj duke sekuestruar një kallashnikov me 22 fishekë, tre maska, tre palë doreza, tre celularë dhe një thikë të cilat dyshohet se do të përdoreshin për grabitjen e pikës së karburantit.
Në kërkim janë shpallur dy bashkëpunëtorë të autorit, Xh.M. 22 vjeç banues në Delvinë dhe A.C. 21 vjeç banues në Tiranë. Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në për veprat penale “Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”./Opinion.al