Sebino Plaku nuk do të jetë më pjesë e klubit të Partizanit në vazhdim.Lojtari dhe klubi i kuq kanë “prishur” kontratën me marrëveshje.
Është vetë klubi i Partizanit që njofton lajmin në ëebin zyrtar.
“Klubi njofton se Sebino Plaku nuk do të jetë më pjesë e Partizanit për gjysmën e mbetur të Kampionatit. Sulmuesi i mbërritur te 15-të herë kampionët e vendit në fillim të këtij sezoni, ka ndërprerë me marrëveshje aventurën me të kuqtë.
Përgjatë 18 javëve të kampionatit Plaku realizoj edhe një gol në fitoren 2 – 0 që ekipi arriti ndaj Kukësit. Klubi falenderon Sebino Plakun për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe dhe i uron suksese të mëtejshme në jetë dhe karrierën e tij sportive”, – njofton klubi i Partizanit
Sebino Plaku ka zhvilluar 8 ndeshje me fanellën e kuqe ku mundi të shënojë dhe një gol por demtimet nuk e lanë të arrinte një formë optimale.
Tashme pritet që Plaku të largohet drejt Bullgarisë ku nuk kanë munguar ofertat konkrete. Alb-info