Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka folur pas takimit që zhvilloi me partitë paralmetnare në kryesine e Kuvendit. Ai tha se opozita nuk po demonstron vullnet per zgjidhjen e krizës politike.
“Për të ardhur keq që nuk demonstrohet vullneti dhe që opozita flet pqër ultimatume. Janë bërë disa hapa të rëndësishme nga ana e mazhorancës për të krijuar një kimë sa më konstruktive besimi, por kuptohet se opozita ka një axhendë të saj që nuk i shërben procesit dhe vetë opozitës”- tha Meta.
Ilir Meta thirri sot një tryezë ndërpartiake për të gjetur zgjidhjen e shumëpritur të krizës politike ku është zhytur vendi, por si aleati i tij në qeveri Edi Rama ashtu edhe kreu i PD-së, pa të cilin thotë se nuk mund të hyet në zgjedhje, nuk morën pjesë.