Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dështimi i marrëveshjes dhe retë e zeza të politikës shqiptare

2017/04/27 at 2:07 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A ka shqiptarë patriotë e të ndershëm?

Nga Mentor Kikia


Ndërmjetesit e Brukselit, Mc Allister dhe Fleckenstein , u larguan shpejt nga Shqipëria, pasi panë që negociatat ishin një mision i pamundur.  Në vend të shprehjes shqiptare “kokën hëngshi”, ata thanë se “politika shqiptare ka sfida të rënda përpara”. Në vijim të kësaj logjike, as u ngrit dot një tryezë diskutimi me nismën e  njërit prej aktorëve politikë, që përherë është prezantuar se qëndron mes palëve, siç është Ilir Meta.

Në fakt a ka shanse për të patur një marrëveshje, apo një zgjidhje, ekuacioni i politikës shqiptare? Të zgjidhësh një ekuacion(pra të gjesh të panjohurën) kur stë jepet asnjë e dhënë, në matematikë është e pamundur. Kriza politike, si ansjëherë tjetër në këto 25 vite demokraci, përmbledh shumë komponentë. Përfshin së pari reformën në drejtësi, përfshin një proces zgjedhor, pse jo edhe zgjedhjen e presidentit, dhe mbi të gjitha përfshin betejën për ndarjen e pushtetit mes partive brenda koalicionit qeverisës, demonstruar në dilemën e LSI-së për të hyrë apo jo në zgjedhje dhe nëse po, do ta vazhdojë apo jo koalicionin me PS-në.

Në këtë gjurulldi të madhe, negocimi është si të ecësh kuturru në një xhungël, ku përveçse nuk ka rrugë, ti duhet të ecësh në disa drejtime njëherësh. Ndaj orakujt e politikës kanë gabuar të gjithë në parashikimet e tyre se çfarë do të ndodhë apo çfarë do të sjellë e nesërmja.  Kjo edhe për faktin se ndërkombëtarët nuk kanë më atë rolin e tyre vendimtar që i zinin prej veshi djemtë e pabindur të Ballkanit dhe i fusnin në një dhomë ku i ‘këshillonin” të merreshin vesh. Tashmë, të paktën Partia Demokratike, ka aq kurajë sa ti mbyllë derën një zyrtari që vjen nga Brukseli apo Strazburgu, si dhe të akuzojë publikisht një apo disa ambasadorë të huaj të cilët deri pak vite më parë luanin deri rolin e protektorit politik në Tiranë.

Megjithatë, pas vizitës së McAllister dhe Fleckenstein, dy gjëra u qartësuan. Marrëveshje nuk ka dhe PD nuk shkon në zgjedhje, ose siç ripërsëriti Basha edhe sot, që zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë. Dhe nuk ka, jo sepse PD ka një kusht të fortë siç është largimi i Ramës dhe krijimi i qeverisë teknike. Por se kjo kërkesë shoqërohet me një menu shumë të pasur kërkesash si reformi i sistemit zgjedhor, transparenca e financimit të fushatave dhe politikës në tërësi, votimi dhe numërimi elektronik, votimi i emigrantëve etj. Këto kërkesa janë të gjitha të ligjshme, por praktikisht të parealizueshme për të zhvilluar zgjedhje brenda këtij viti.

Detyra e vështirë e orakullit tashmë është të parashikojë nëse PS-LSI do të futen në zgjedhje pa opozitën, siç Rama deklaron i vendosur se zgjedhjet do të mbahen në 18 Qershor, dhe çfarë do të bëjë opozita. Sido që ti vejë fati koalicionit, një gjë është e qartë se një qeveri apo një parlament i dalë nga zgjedhje pa kundërshtar apo me kundërshtar të emëruar nga mazhoranca, nuk do të jetë jetëgjatë. Në këto kushte PD e ka më të qartë misionin e saj, pasi nuk ka rrugë tjetër. Çadra e bulevardit e kreu misionin. Por ajo nuk mund të zëvendësoshet me disa tenda nëpër kryqëzimet e rrugëve si fshatarët që shesin perime të freskëta. Siç paralajmëroi publikisht kreu i saj Basha, opozita do të dalë sërish në rrugë të hënën  e ardhëshme, por me veprime më radikale.

Shpejt a vonë do të vijë edhe përplasja me shtetin dhe tymi i gomave të djegura mund të jetë më e vogla re e zezë.



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?
Kryesore

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?

8 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar
Kronikë

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar

8 Dhjetor, 2025 1:01 pm
8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën
Kryesore

8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën

8 Dhjetor, 2025 12:27 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

8 Dhjetor, 2025 10:20 am
Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
Life Style

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

8 Dhjetor, 2025 10:01 am
Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
Bota

Trump: Zelensky nuk është gati të pranojë marrëveshjen e paqes të hartuar nga SHBA

8 Dhjetor, 2025 9:42 am
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

8 dhjetori, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

8 Dhjetor, 2025 9:26 am
8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

8 Dhjetor, 2025 8:41 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:40 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:39 am
Para
Jep dorëheqjen trajneri i Laçit

Jep dorëheqjen trajneri i Laçit

Video/ Kompozitori Aleksandër Lalo lë me gisht në gojë 3 ministre: Ika të bëj drekën

Video/ Kompozitori Aleksandër Lalo lë me gisht në gojë 3 ministre: Ika të bëj drekën

Përse heshtin politikanet dhe shteti për përgjimin e Ismailajt?!

Ç'po ndodh sot me zgjedhjet?
















TE FUNDIT

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?
8 Dhjetor, 2025

Partitë politike në Kosovë, të dielën para mesnatës kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e tyre garuese për...

Lexo më shumë

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar
8 Dhjetor, 2025

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një tjetër person, i cili dyshohet si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit...

Lexo më shumë

8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën

8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën
8 Dhjetor, 2025

PD bëri homazhe në bustin e Azem Hajradit në Qytet Studenti duke kujtuar 8 dhjetorin e studentëve të vitit 1990, lëvizje...

Lexo më shumë

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
8 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë në pjesën e kokës. I...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com