Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dështimi i bisedimeve në Stamboll/ Armëpushimi në Ukrainë nuk duket në horizont

2025/05/17 at 9:07 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dështimi i bisedimeve në Stamboll/ Armëpushimi në Ukrainë nuk duket në horizont

Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë u takuan shkurt në Stamboll. Pa rezultat po do të bisedohet më tej. Ishte një bisedë pa parakushte, siç kishte paralajmëruar presidenti Putin, që donte ta bënte të qartë me sa duket menjëherë, se nuk ka nevojë për armëpushim dhe sigurisht nuk ka nevojë për ultimatume për fillimin e negociatave. Nga këndvështrimi rus, megjithatë për një paqe të mundshme, ka rrethana që nuk janë më të negociueshme, por që bota dhe Ukraina duhet t’i pranojnë. Pas bisedimeve dy orëshe Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa “të papranueshme”. Të dyja palët kanë rënë dakord për shkëmbimin e të burgosurve: 1000 robër lufte nga secila palë, do të ishte shkëmbimi më i madh i të burgosurve deri më sot.


Si erdhi deri tek negociatat në Turqi?

Vetë Vladimir Putin propozoi “negociata të drejtpërdrejta” me Ukrainën dhe ate në Turqi, pasi Shtetet e Bashkuara iu bashkuan presionit të disa vendeve evropiane ndaj Moskës. Por me kërkesën e Ukrainës dhe BE-së që, ndërsa negociatat janë në zhvillim e sipër, armët të heshtin për 30 ditë, Putini nuk u dakordua. Për një kohë të gjatë nuk ishte e qartë nëse Putini do të shkojë në Stamboll në bisedimet Ukrainë-Rusi. Zelensky tha se do ta presë atje personalisht, edhe Trump e kishte lënë të hapur mundësinë e shkuarjes atje, por në fund Putini nuk pranoi armëpushimin dhe nuk shkoi personalisht në Stamboll. Kështu që bisedimet mbahen në një nivel shumë më të ulët.

Pse Turqia?

Siç ndodhi edhe gjatë bisedimeve të para në mars 2022, Turqia përsëri ofroi të priste negociatat. Por iniciativa erdhi nga vetë Putini. Turqia vazhdon të ruajë marrëdhënie të mira me të dy vendet. Shumë kompani turke bashkëpunojnë me Rusinë. Turqia si anëtare e NATO-s është shteti i vetëm që nuk iu bashkua sanksioneve perëndimore pas fillimit të luftës.

Megjithatë, Turqia dhe Presidenti i saj Erdogan janë në kontakt të vazhdueshëm edhe me Ukrainën. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskye ka vizituar Turqinë disa herë vitet e fundit, herën e fundit në mars të vitit 2024. Turqia gjithashtu furnizon me armë Ukrainën, veçanërisht dronë me rëndësi strategjike.

Po kështu, Turqia nuk i ka njohur përfitimet territoriale të Rusisë në Ukrainë dhe në asnjë mënyrë nuk ndihet rehat me faktin e daljes së flotës ruse nga Deti i Zi, që është një lloj dritare edhe e Stambollit.

Delegacioni rus në nivel këshilltarësh

Në vend të Putinit Rusia ka dërguar në Turqi njerëz që mezi kanë ndonjë autoritet për të marrë përsipër ndonjë detyrim. Zelensky ka kërkuar vazhdimisht që Putini të vijë personalisht në Turqi për të negociuar me të. Deri të mërkurën – një ditë para se bisedimet fillimisht duhej të fillonin – Putini nuk zbuloi nëse do të merrte pjesë. Pastaj erdhi lajmi se ai nuk do të vinte.

Delegacioni rus drejtohej nga këshilltari i presidentit, Vladimir Medinsky. Ish-ministri i Kulturës konsiderohet një ligë e dytë politike dhe u kritikua në skenën ndërkombëtare për përhapjen e propagandës së Kremlinit. Ky 54-vjeçar promovoi për shembull një pikëpamje të kontestuar të historisë ruse dhe ukrainase midis historianëve në tekstet shkollore. Shkencëtarët dhe kritikët e Kremlinit e akuzojnë atë për falsifikime dhe shtrembërime të qëllimshme të historisë.

Së bashku me Medinskin, Moska dërgoi në Turqi edhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Mihail Galuzin dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes Aleksandar Fomin. Igor Kostyukov, kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse GRU, është gjithashtu në delegacion. Ekspertë nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zyra e Presidentit duhet të marrin pjesë gjithashtu në bisedime.

Përfaqësuesit e Ukrainës

As kjo nuk ishte e qartë për një kohë të gjatë. Presidenti ukrainas Zelensky udhëtoi për në kryeqytetin turk, Ankara, ku u takua me Presidentin Erdogan të enjten. Por kur u bë e qartë se as Putin dhe as Presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk do të merrnin pjesë në negociata, Zelensky po ashtu anuloi pjesëmarrjen e tij.

Në krye të delegacionit ukrainas, ai emëroi Ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov. Të gjithë negociatorët e tjerë ishin zëvendësshefa të inteligjencës, oficerë të lartë të shtabit dhe një këshilltar i shefit të zyrës presidenciale.

Fillimisht, bisedimet duhej të fillonin me 15 maj. Së pari, sipas mediave ruse, ato duhej të fillonin në mëngjes, pastaj pasdite. Por problemi ishte pikërisht çështja e përbërjes së delegacionit rus dhe niveli në të cilin mund të zhvillohet dialogu.

Dy bisedime trepalëshe janë duke u zhvilluar aktualisht: midis SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë, dhe midis Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë. Tani pritet vendimi për takimin katërpalësh në formatin SHBA-Rusi-Ukrainë-Turqi. SHBA-të përfaqësohen nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, si dhe të dërguarit specialë Steve Witkoff dhe Keith Kellogg. Presidenti Trump anuloi një udhëtim në Turqi pasi Putin njoftoi se nuk do të merrte pjesë.

Çfarë kërkon Ukraina dhe çfarë kërkon Rusia?

Ukraina, e mbështetur nga BE dhe SHBA, fillimisht po këmbëngul për një armëpushim 30-ditor. Sipas udhëheqjes ukrainase, kjo është baza për negociatat për një marrëveshje paqeje afatgjatë. Pala ukrainase kërkon largimin e trupave ruse nga vendi dhe lirinë e plotë të Ukrainës që të veprojë si të gjitha shtetet sovrane, por edhe garanca ndërkombëtare.

Rusia theksoi përpara bisedimeve të planifikuara se ato duhet të mbahen “pa parakushte”. Kreu i delegacionit, Medinsky, e përsëriti këtë pretendim. Ministria e Jashtme ruse tha se pala e tyre ishte “e gatshme të punonte seriozisht” për të gjetur një zgjidhje. Megjithatë, fokusi duhet të jetë në “eliminimin e shkaqeve të konfliktit”.

Putini kërkoi bisedime të drejtpërdrejta dhe nuk shkoi vetëPutini kërkoi bisedime të drejtpërdrejta dhe nuk shkoi vetë

Ky është një tregues se Rusia nuk do të devijojë nga kërkesat e saj të vjetra maksimaliste – tërheqja e Ukrainës nga anëtarësimi në NATO, demilitarizimi i vendit dhe përvetësimi i territorit të Ukrainës në të cilin kanë depërtuar forcat ruse. DW



Ju sugjerojmë

SHBA njofton sanksione të reja kundër Iranit
Bota

Trump vendos tarifa tregtare ndaj dhjetëra shteteve, përfshirë ato të Ballkanit

1 Gusht, 2025 8:36 am
Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze
Kryesore

Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze

1 Gusht, 2025 8:28 am
Rama: Mbi 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që nga viti 2019
Aktualitet

Rama: Mbi 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që nga viti 2019

1 Gusht, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 1 gusht 2025

1 Gusht, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 1 gusht 2025

1 Gusht, 2025 8:12 am
Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA
Bota

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA

31 Korrik, 2025 10:33 pm
Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës
Sport

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

31 Korrik, 2025 9:56 pm
Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës
Aktualitet

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

31 Korrik, 2025 9:16 pm
Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste
Bota

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste

31 Korrik, 2025 9:11 pm
Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve
Aktualitet

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve

31 Korrik, 2025 8:41 pm
Para
Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri

Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë

Rama krah Macron: Do fuqizojmë marrëdhëniet me Francën në inovacion

Rama krah Macron: Do fuqizojmë marrëdhëniet me Francën në inovacion
















TE FUNDIT

Trump vendos tarifa tregtare ndaj dhjetëra shteteve, përfshirë ato të Ballkanit

SHBA njofton sanksione të reja kundër Iranit
1 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka prezantuar të enjten vonë shkallët e reja tarifore për dhjetëra partnerë tregtarë të Shteteve...

Lexo më shumë

Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze

Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze
1 Gusht, 2025

Në përgjithësi, në renditjet ku krahasohet me shtetet e Europës, Shqipëria është gjithnjë nga fundi. Por ka një tregues ku...

Lexo më shumë

Rama: Mbi 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që nga viti 2019

Rama: Mbi 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që nga viti 2019
1 Gusht, 2025

Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar nga bonusi i bebes, një program i qeverisë shqiptare që ka nisur...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 1 gusht 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
1 Gusht, 2025

E premtja do të jetë një ditë tipike vere në Shqipëri, me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com