Ka nisur procesi gjyqësor ndaj Kastriot Ismailajt, i akuzuar për përfitimin e rreth 5 mln eurove nga kompania CEZ –shpërndarje me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.
Në seancën e parë gjyqësore, Ismailaj u përball me dy ish-punonjësit e kompanisë së tij, Ilir Shabanin dhe Ardian Sukun, të cilët rënduan pozitën e ish-shefit të tyre. Dy dëshmitarët, i thanë gjykatës se vetëm 2 muajt e parë kishin punuar në terren dhe me letra të rregullta, më pas gjithçka ishte fiktive. Ata i thanë gjykatës se me kërkesë të Ismailajt jane detyruar të prodhojnë letra fiktive, për të cilat më pas ai është shpërblyer nga CEZ-shpërndarja.
Ish-drejtori i DIA –s, Elvis Mataj nuk u paraqit, pasi sipas policisë ëshë larguar jashtë shtetit.