Nuk kanë të sosur bëmat e ish-banores së “Big Brother”. 23-vjeçarja e cila pak javë më parë rrahu një vajzë shtatzënë, u rikthye në qendër të mediave për shkak të një tjetër sherri, të ndodhur verën e shkuar.
Njësoj sikur të ishte brenda shtëpisë së përgjuar me kamera, Françi u pa teksa përleshej me atë që u tha se, ishte ish-bashkëshortja e të dashurit të modeles vlonjate.
Krahas pikëpyetjeve që ngriti video e kapur nga kamerat e sigurisë së lokalit “La Voglia” në kryeqytet, duket se një dëshmitar ka pranuar se bëhej fjalë për mikeshën e tij.
Fotografi Juxhin Kurti, ka folur shkurt për “Bluetooth”, duke pranuar se në tavolinë atë ditë gjendej rastësisht.
“Nuk është bërë asnjë lloj denoncimi, ka qenë thjesht një konflikt. Nuk është e vërtetë që Françeska ka përfunduar në spital”,- thotë djali i cili në video shihet që tenton t’i ndajë femrat./Mapo