Dy prej autorëve të grabitjes së Rinasit mendohet se janë të moshës 25 deri 35 vjeç, me fizik të rregullt dhe me gjatësi trupore nga 1.65 cm deri në 1.80 cm. Të dhënat, policia i ka mbledhur nga dëshmitarët dhe kamerat e sigurisë.
Autori i tretë i vjedhjes, referuar pamjeve, dyshohet se është rreth 1.60 deri 1.70 cm, pak i shëndoshë, i moshës
mbi 35 deri 40 vjeç.
Këto të dhëna duket se kanë përputhje me ato të ngjarjes së ndodhur në dhjetor 2015, në Qafën e Kasharit.
Personat ishin të shpejtë në lëvizje dhe aktivë të gjithë.
“Pozicionet e tyre ishin të ndara, pasi disa qëndruan tek blindi dhe dy te makina ku ndodhej personeli i
shoqërimit. Të gjithë autorët mbanin me vete armë kallashnikovë. Përveç kësaj, personat që kanë bllokuar punonjësit e autoveturës së shoqërimit mbanin edhe armë pistoletë në brezat e tyre”, kanë dhënë dëshmitarët në polici.