Patrick Baccari ishte ulur në festë pranë Farook, personit që më pas do të kthehej për të kryer një masakër të pashoqe.
Sipas dëshmisë Syed ishte zhdukuar papritur, duke lënë edhe pallton e tij në karrige.
Kur filluan të shtënat Baccari u fsheh në tualet, ku u plagos lehtë nga ciflat e granatës
Shefi i policisë Burguan ka folur për tubat bombë, bomba të vogla të futura në tuba të ngushtë metalikë. Të hedhur nga vrasësit gjatë masakrës në Inland Regional Center.
Baccari e ka përshkuar Farook si një burrë të rezervuar që nuk kishte demostruar ndonjë sjellje të pazakontë.
Në fillim të 2015, ka rrëfyer i mbijetuari, Syed Farokk shkoi në Arabinë Saudite dhe kur u kthye në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortën, u pa që kishte rritur mjekrën.