Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të TIMS, ku pritet të dëshmoj kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni.
Edhe këtë herë, socialistët kanë kërkuar që dëshmia e Hysenit para TIMS të zhvillohet pa praninë e medias, propozim i cili u kundërshtua nga kreu i komisionit Hetimor, Ervin Salianji.
Ky i fundit iu drejtua socialistëve se duan t’i zhvillojnë mbledhjet në errësirë, duke theksuar me batutë se kur dritës i druhet vetëm lakuriqi i natës.
Debatet
Ervin Salianji: Propozimi im është që mbledhja të bëhet me dyer të hapura.
Toni Gogu: Kërkesa juaj duhet të kalojë në votim. Nuk ka kërkesa të reja procedurale.
Ervin Salianji: Mbledhja propozoj të bëhet me dyer të hapura. Lakuriqi i natës nga drita verbohet dhe del vetëm në errësirë. Unë e kam bezdi të rri si lakuriq nate, të heqim dritën, të mbyllemi këtu dhe ju mendoni se do t’ia hidhni. Nuk ia hidhni dot. Dëshmitarët vijnë dhe ia kalojnë topin njëri-tjetrit si xhonglera.