Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëshmia e plotë/ Piloti i penduar: Ju rrëfej paktin që bëra me trafikantët

2016/09/17 at 9:17 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Avioni i rrëzuar, zbulohen hyrje-daljet e pilotit italian në Shqipëri

Drejtuesi italian i avionit “të ngecur” në Ishëm të Durrësit është lënë i lirë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila i ka sekuestruar pasaportën.


Guido Andrea Guidi, 69 vjeç, po hetohet për “shkelje të rregullave të fluturimit ndërkombëtar” dhe “kalim të paligjshëm të kufirit”, ndërsa me urdhër të Prokurorisë është vendosur në një vendstrehim sekret në Tiranë ku është marrë në ruajtje 24 orë, shkruan “Panorama”.

Lirimi i tij u bë për shkak të moshës. Pilotit të avionit “Piper” mësohet se i është ofruar mundësia e firmosjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi me Drejtësinë shqiptare në formën e të penduarit. Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të bëjë marrjen zyrtare në pyetje të pilotit italian, me përkthyes zyrtar, pasi ende në dosje nuk është futur procesverbali me dëshminë e tij. Seanca ishte parashikuar të mbahet pasditen e djeshme, por burime të Prokurorisë nuk konfirmuan mbrëmë nëse piloti italian kishte dhënë e firmosur dëshminë zyrtare në lidhje me “trafikun e drogës”.

Ndërkaq, më 15 shtator 2016, pasi është sjellë nga Durrësi në Tiranë, 69­vjeçari italian ka dhënë dëshminë paraprake për Prokurorinë, në prani edhe të hetuesve të policisë, pa praninë e përkthyesit zyrtar. Përkthyesi i licencuar dhe zbardhja e dëshmisë me procesverbal të firmosur, janë kusht që dëshmia të marrë vlerën e provës.

E gjithë kjo dëshmi paraprake, edhe sipas Prokurorisë nuk ka vlerë ligjore, deri sa të bëhet në prani të avokatit dhe përkthyesit të licencuar, ku të firmosin të gjitha palët. Procedimi për drogën është deri tani në kuadër të dyshimeve, pasi dëshmia e pilotit merr vlerën e një informacioni operativ. Një telefon që ka dorëzuar piloti mësohet se nuk ka shumë të dhëna, ndërsa ka dyshime se ai ka përdorur për navigim gjatë fluturimit një “telefon të zgjuar”, që nuk është gjetur ende. Dyshimet janë se kur avioni ka ngecur, personat bashkëpunëtorë i kanë marrë telefonin tjetër ku ishin kontaktet e mesazhet e tyre.

DËSHMIA

Në komunikimin paraprak me grupin e hetimit piloti ka pranuar se ka ardhur në Shqipëri për çështje droge. Ai ka thënë se në Milano një shtetas italian, i njohur i tij, e ka prezantuar me një emigrant nga Shqipëria. Piloti pretendon se ka marrë porosi për transportim lëndësh narkotike nga një shtetas shqiptar me precedentë penalë për trafik droge. Sipas porosisë, ai do të merrte 20 mijë euro për çdo rrugë të transportit të drogës nga Shqipëria. Piloti pranoi se në dy rastet që ka ardhur në Shqipëri është pritur nga persona që nuk i njihte më parë dhe që nuk i mbante mend tani emrat apo kontaktet e tyre“Një miku im në Itali, që ka qenë i dënuar për çështje droge, kishte takuar një shqiptar, edhe ai, mesa dijeni kam, i dënuar për të njëjtën çështje. Ata më folën për planin që kishin, dhe pranova. Do të paguhesha prej shqiptarit 20 mijë euro për një rrugë, në të cilën do të kaloja në Itali 200 kilogramë kanabis”, ka thënë italiani.

NISJA NGA BARI

“Jam nisur nga Bari herët në mëngjes, pasi kam ngritur avionin nga një pistë private. Kam fluturuar me pajisjet e lokalizimit të fikura, duke ndjekur vetëm koordinatat e vendit të mbërritjes, që më ishin dhënë nga italiani që më prezantoi me personin nga vendi juaj. Nuk kam njoftuar Kullën e Kontrollit Ajror, as nga vendi i nisjes dhe as në vendin e mbërritjes në Shqipëri, duke mbajtur transponderin të fikur gjithë kohës. Kam fluturuar me qëllim mbërritjen në koordinatat e vendit që i kishte dhënë shqiptari në Milano ,i shoqëruar edhe nga një italian. Vend mbërritjeje ishte pista e përshtatur në zonën e Ishmit. Duhej të ulesha dhe të ngrihesha nga ajo zonë për të parë mundësinë e manovrueshmërisë me avionin për fluturimin tjetër në fund të muajit”, ka thënë piloti.

ULJA NË ISHËM

“Pasi kam mbërritur në koordinatat e zonës që më ishte dhënë, kam kryer disa lëvizje për të parë zonën nga ajri. Më pas avioni ka bërë uljen normalisht, rreth orës 08:00, më 15 shtator. Rreth 40 minuta pas uljes, kam kryer kthimin dhe kam nisur manovrën e ngritjes, por për shkak të terrenit, në fund të pistës, avioni nuk arriti të ngrihet. Mesa kuptova, avioni ka pasur dëmtim në njërën nga rrotat e më pas është anuar, duke dëmtuar krahun. Si pasojë e hovit që kishte marrë mjeti në manovrën e ngritjes, kam dalë nga pista 10­15 metra dhe kam ngecur në tokë dhe në bimësi, ku edhe kam zbritur menjëherë nga avioni dhe kam parë se dëmtimet ishin të tilla, saqë nuk mund të fluturoja”, ka theksuar italiani.

TRAFIKU ME AVION

Nuk ka pasur persona që më prisnin në pistën ku bëra uljen ditën e djeshme, më 15 shtator, të paktën në dijeninë time nuk ka qenë kush aty. Kam pranuar të kryej këtë aktivitet për shkak të probleme ekonomike në Itali. Më thanë se për çdo rrugë që do të kryeja, pagesa do të ishte 20­30 mijë euro, në varësi të sasisë së drogës që do transportoja. Çmimi për të cilin bëmë një ujdi ishte 1 mijë euro për 10 kilogramë kanabis. Kësaj here do të bëhej testimi i pistës dhe do të llogaritej koha e nevojshme për fluturimin nga Italia dhe transportimin e drogës, ndërsa ngarkesa e parë do të merrej, në varësi të kushteve të motit, në fund të muajit shtator.

HETIMI

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në dorë dje pasdite hetimet në lidhje me rënien e avionit tip “Piper” me pilot italian në zonën e Ishmit. Dosja i ka kaluar kësaj Prokurorie, për shkak të dyshimeve për “trafikim ndërkombëtar lëndësh narkotike”. Burimet e akuzës thanë se veprimet e para në terren u kryen nga Prokuroria e Durrësit, por më pas në Durrës shkoi edhe një prokuror i Krimeve të Rënda. Dyshimi i parë në lidhje me trafikun e drogës ka qenë dëshmia kontradiktore e pilotit 69­vjeçar, Guido Andrea Guidi, dhe pista e freskët e punuar në javën ose 10 ditët e fundit. Piloti ka pretenduar se është ngritur nga Bari me plan fluturimi Veriun e Italisë, por më pas, për arsye turistike, kaloi mbi zonën mbi bregdetin e Shqipërisë. Thëniet e pilotit se “nuk e di ku po fluturoja”, “kullën e Rinasit nuk e njoftova pasi nga defekti në motor m’u ndërpre rryma në sistemin e avionit” etj., nuk kanë qenë bindëse për hetuesit. Krimet e Rënda kanë më­ suar, po ashtu, nga burime operative se 69­vjeçari Guido Andrea Guidi mban kontakte prej të paktën dy vitesh me shtetas shqiptarë në hetim për trafik lëndësh narkotike në Itali. Po kështu, zona ku është ulur avioni në Ishëm ndodhet në “hartën e zezë” të SHISH­it për kultivimin e trafikimin e drogës.

Në zonën ku është ulur avioni ditën e djeshme, janë gjetur gjurmë të freskëta të gomave të një automjeti fuoristradë dhe një zetori, çka ngre dyshime se plani ka qenë ngarkimi i avionit me kanabis. Për të gjitha këto arsye, dosja është regjistruar në hetim te Krimet e Rënda. Grupi i hetimit mësohet se pasditen e djeshme ka rikthyer në vendngjarje pilotin, tashmë të ndaluar, duke i kërkuar të dhëna e shpjegime shtesë për mënyrën si ka ndodhur “aksidenti ajror”, pasi thëniet e tij kanë qenë të pabesueshme. Po kështu, sipas hetuesve, piloti italian ka dorëzuar vetëm një aparat telefoni celular, ndërsa ka dyshime se telefonin tjetër që ka pasur me vete e ka zhdukur diku në zonën ku ra avioni. Një element tjetër i dyshimtë është edhe fakti se piloti kishte fikur pajisjen lokalizuese të mjetit fluturues, që kur ishte mbi detin Adriatik, duke mbetur kështu jashtë monitorimit të radarëve të Rinasit dhe bazave të tjera ajrore në vend.



Ju sugjerojmë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Para
“Basha të mos mbajë krahun e Ilir Metës”

Majlinda Bregu flet hapur: PD më mirë me Berishën, zgjedhja e Bashës gabim

Petulla me reçel, djath e vezë… ja si nis mëngjesi i Edi Ramës

Petulla me reçel, djath e vezë... ja si nis mëngjesi i Edi Ramës

Video/ Ja çfarë u gjend brenda avionit të rrëzuar në Ishëm

Dëshmia e qiramarrësit të tokës në Ishëm që bëri të qeshin edhe hetuesit
















TE FUNDIT

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
7 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com