Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëshmia e ish-të burgosurit: Kur vdisnin të dënuarit, gjymtyrët me kazmë u’a…

2022/06/09 at 9:13 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 11 min
A A
Dëshmia e ish-të burgosurit: Kur vdisnin të dënuarit, gjymtyrët me kazmë u’a…

Keqtrajtimet në burgje dhe krimet e komunizmit. Dëshmon Demir Pojani, ish-vuajtës në Burgun e Burrelit. Ai dëshmon se, kur vdiste një i burgosur, ia thyenin gjymtyrët, duart dhe këmbët, me kazmë dhe më pas i’a vendosnin në arkivolë fare të vegjël. Trupat groposeshin në një vend që quhej ‘Qershiza’, sipas emrit të një peme qershie që ishte atje, 500-600 metra larg burgut të Burrelit. Pas vitit 1965, në atë vend u bë stadiumi dhe u përdor buldozeri. Pas kësaj kohe, të vdekurit groposeshin diku tjetër, mbrapa burgut.


Zoti Demir, ju falënderoj që keni pranuar të jepni këtë intervistë. Si ish-vuajtës në burgun e Burrelit, çfarë mund të na thoni për mënyrën e trajtimit të të burgosurve atje?

Në burg të Burrelit kam qenë 17 vjet e po aty më ri dënuan edhe dy herë të tjera: një herë sepse godita një nga policët, kurse herën e dytë më dënuan për agjitacion e propagandë në burg. Por më parë dua t’ju tregoj se cilët ishin futur në burg si “armiq të popullit”, se akoma sot njerëzit nuk e kanë kuptuar këtë.

Njerëzit e cilësuar si “armiq të popullit”, kishin origjina të mrekullueshme: familjet e tyre kishin qenë me kontribute në Rilindjen Kombëtare; të parët e tyre me vuajtje të mëdha ia mbërritën qëllimit të ngrinin flamurin në Vlorë dhe siguruan pavarësinë e vendit. Ishin nipërit dhe stërnipërit e kësaj pjese më të mirë të shqiptarëve që u sfilitën në burgje.

Komunistët krijuan organizatën e Frontit Demokratik. Të gjithë ata që ishin anëtarë të Frontit Demokratik, kishin të drejta, kurse kush nuk ishte anëtar s’kishte të drejtë të mbronte atdheun, s’kishte të drejtë të valëviste flamurin, s’kishte të drejtë të nderonte të rënët në luftë, domethënë nuk kishte asnjë të drejtë.

Ishte thjesht si në kohën e Romës së lashtë: qytetarë të lirë dhe skllevër; ne na kishin çuar dy mijë vjet pas, na kishin çuar në shtresën e skllevërve, ndërsa për vete ata u bënë skllavopronarë të atyre që themeluan shtetin. Është një këngë që u bë himni i të burgosurve të Burrelit.

Poezinë e saj e shkroi Gaz Përquli nga Shkodra, një djalë poet, i mrekullueshëm: “Male t’nalta i thonë Burrelit/ që nga grykat, ernat acar sjellin/ muret e ftohta na presin dhe diellin/ dhe qiellin dritare e hekurt copëton”. Aty ishte edhe nipi i Spiro Bellkamenit, patriotit të madh të Pavarësisë, i izoluar në birucë.

Komandat i burgut të Burrelit ishte Vangjel Rrëmbeci, një kriminel. Tregojnë se kur izoluan në biruca nën dhé dy djem, ata filluan të këndonin himnin e flamurit. Të burgosurit e tjerë, dëshmitarë të asaj kohe, që unë i arrita atje, tregojnë se dukej sikur zëri dilte nga dheu, aq i tmerrshëm dukej.

Për hakmarrje ndaj tyre, ua gozhduan derën dhe nuk shkoi më njeri atje, derisa ata vdiqën! Na thoshin: Këtu i thonë Burrel, ku hyn e nuk del! Ishte thjesht si në kohën e Romës së lashtë: qytetarë të lirë dhe skllevër. Na kishin çuar dy mijë vjet pas, na kishin çuar në shtresën e skllevërve, ndërsa për vete ata u bënë skllavopronarë të atyre që themeluan shtetin.

Vdiqën, i nxorën, i hodhën përjashta, te vendi, te qershiza. Ishte çudi e madhe se kur vdiste një i burgosur atje, ata sillnin arkivolë të vegjël dhe me kazmë ua thyenin këmbët, ua palosnin trupin në arkivol dhe e çonin atje ku e çonin. Mbaj mend një rast, kur vdiq një i dënuar, e lanë në dhomë.

Ia pamë këmbët të thyera, megjithëse ai ishte i shkurtër. Pyetëm se çfarë do të bëhej me kufomën e atij njeriu dhe na thanë: karroca e plehrave ka shkuar të marrë disa plehra në një vend. Sa të mbarojë punë me plehrat, do të vijë ta marrë.

Domethënë, ky ishte një njeri i lindur dhe i rritur në një familje të varfër, që s’i kishte asnjë borxh komunizmit, se, ta zëmë, familjet e mëdha i kishin borxhe, se ato luftuan kundër komunizmit, ato kishin edhe kulturë që binte ndesh me komunizmin, por ky njeri s’i kishte asnjë borxh.

Urrejtja e tyre ishte aq e madhe, sa donin ta çonin me karrocë plehrash në varr! Një shok, një mik, më tregoi një ngjarje që të tjerët atje, brenda, i’a kishin treguar.

Vdes një i burgosur nga Tropoja, burrë i mirë, dhe duhej shtënë në dhé. Çfarë bëjnë këta? Marrin një që e kishin bërë spiun, marrin dhe një tjetër – burrë i mirë – dhe i thonë spiunit: Mbasi ta mbaroni varrin, ti do t’i thuash këtij që të heqë dheun e fundit dhe do t’i biesh me kazmë kokës, pastaj do t’i fusësh të dy brenda.

Në fillim ky kundërshtoi. Ata e shtrënguan: Do ta bësh! Edhe vajtën këta të dy, bashkë e me të vdekurin tre, por për t’u kthyer u kthye vetëm spiuni – ai që vrau shokun e vet dhe që e varrosi atje, tok me atë që kishte vdekur e që shkuan ta varrosnin.

Unë tani jam 73 vjeç dhe kam dhënë shumë herë intervista e i kam thënë vetes: Demir, mos i trego të gjitha, se po lëshon kombin tënd, se do të thonë: “Sa të poshtër qenkëshin këta shqiptarët! Qysh e paskëshin bërë këtë lemeri”? Kështu kam menduar, të mos i tregoj, mirëpo jo! E shoh që ecet ende në rrugën e atyre banditëve.

Do të doja të na tregonit diçka për atë vendin në burgun e Burrelit që njihet me emrin Qershiza. Sa larg ishte qershia prej burgut? Si kryheshin varrimet? Kush i çonte atje kufomat? Si hapeshin gropat pranë gropave të tjera? A kishte shenja dalluese? Çfarë keni marrë vesh gjatë përvojës suaj 17-vjeçare në atë burg?

Diçka e di unë. Dëgjo këtu. Kënga thotë: “Të gjithëve s’na fshin dot stuhia/ Jo… Qindra, mijëra, kanë kaluar me mijëra/ nga ky burg kanë kaluar me mijëra/ Qindra prehen për poshtë ke qershia/ por të gjithëve s’na fshin dot stuhia/ Anija do të mbërrijë një ditë në liman”. Ishin profetë ata që e bënë këngën.

Kush e ka bërë këtë këngë?

Gaz Përquli me nipin e Spiro Bellkamenit, thashë. Këta të dy, tjetrit s’ia di emrin, di që ishte nipi, a nip motre, a nip vëllai nuk e di, por ka qenë nipi. Këta të dy, njëri bëri muzikën, tjetri poezinë, dhe u bë kënga. Qershiza nuk ishte shumë larg burgut. Mund të ishte rreth 500-600 metra. Më kanë thënë se sot atje është bërë stadium.

Po me eshtrat që ishin varrosur atje, çfarë është bërë?

Qysh, ja! Atje një kafkë e kam gjetur unë, eshtra…! Kam shkuar atje, tashti në demokraci. Vajtëm të shihnim policët që ishin atje dhe hala ishin policët që kemi lënë, që na torturuan. Me gjithë mend, i gjetëm atje. Nuk ka vend më, atje gërmo ku të duash – gjen kocka, gjen kocka atje, ku të duash gërmo.

Ata i futën buldozerin. A e kupton? U bë me buldozer ajo punë. Të marrësh tani një sipërfaqe dheu e ta bësh fushë sporti dhe me buldozer të lirohet vendi nga këto gropat që ishin aty.

S’kishin emër ata, ata s’kishin as teneqe. Zakonisht futet në një shishe një copë letër, ose mbi një teneqe që nuk ndryshket i vihet emri dhe kështu gjenden eshtrat, se duhej kjo edhe për rehabilitim të njeriut, se bëhen dhe gabime…! Ishte çudi e madhe se, kur vdiste një i burgosur, sillnin arkivolë të vegjël dhe me kazmë i’a thyenin këmbët, i’a palosnin trupin në arkivol dhe e çonin atje ku e çonin.

Agim Musta ka qenë në burg me Pjetër Arbnorin dhe shkruan që në ’88-ën e kanë hapur me buldozer gropën, i kanë hedhë gëlqere, i kanë shkrirë kockat…! Jo, more, jo, dëgjo këtu! Shkrirje kockash nuk kanë bërë atje. Ku dinin ata dhe ku donin ta dinin ata për ta fshehur krimin. Ata e tregojnë edhe sot. “Ua kemi bërë mirë!” e thonë edhe sot…!

Atje kanë çuar buldozer, veprim kriminal. E kanë gërmuar vendin, i kanë nxjerrë dherat matanë dhe kanë bërë stadium a çfarë kanë bërë. Kemi qenë atje me Minet Xhavdemin për të kërkuar të atin, burrë shumë i nderuar. Zotin Et’hem Xhavdemi, shkrimtar…! Tashti ajo punë atje, më thotë mendja se është bërë para ’65-ës. Deri në ’65-ën, kurse këndej ’66, ’67 më rrallë, i harruam varret e të burgosurve, se nuk i çonin më atje. I çonin mbas burgut, nja 200-300 metra a 500 metra, në ca ferra andej. Atje e mora unë Fadil Dushkun, atje e mora.

Na kanë thënë që është një kodër e varrezave të qytetit mbas kodrës. A ka lidhje kjo?

Jo, jo, s’ka lidhje me varrezat e qytetit fare. S’kam parë varreza të qytetit unë. Atje kishte policë që, kur na vdisnin shokët, thoshin: “Hë, mo, ngordhe? Hajde, një më pak!”

Nuk më keni pyetur se si ushqeheshim, se ushqimi është baza që e mban njeriun në këmbë. Ca thonë 18 lekë të vjetër, 20 lekë të vjetër, 7 lekë të vjetër.

Si gatuhej ushqimi atje?

6.9 gramë ishte vaj, ishte yndyrë 6.9 gramë; supë merrnim dy garuzhde, një në drekë e një në darkë; brenda kishte 45-46 gramë fasule, ose makarona, ose oriz. Makaronat kishin një krimb si krokodil, ishin makaronat e rusit: i çanim në mes, nxirrnim krimbin dhe hanim makaronat. Kjo dietë brenda 3 muajsh e çonte njeriun në fund: i sëmureshin gjëndrat dhe po t’i shohim hollë e hollë, njerëzit që s’kishin ndihma të rregullta, s’rron asnjëri sot.

Më të rinj se unë, asnjë s’rron. Ai ishte burgu i eliminimit fizik…! I kam thënë vetes: Demir, mos i trego të gjitha, se po lëshon kombin tënd, se do të thonë: “Sa të poshtër qenkëshin këta shqiptarët! Qysh e paskëshin bërë këtë lemeri”? Kështu kam menduar të mos i tregoj, mirëpo jo! E shoh që ecet ende në rrugën e atyre banditëve.

Ata na e thoshin gjithë ditën: “He, he, këtu i thonë Burrel, ku hyn edhe s’del”. T’ia thuash djalit 25- 30 vjeç këtë fjalë, nuk ka gjë më të tmerrshme! Duke e ditur që ai person s’kishte bërë asgjë, por duke e ditur se ai person ishte i një familjeje të mrekullueshme. Di të them se në Shqipëri ka njerëz që marrin pushtetin edhe i fryjnë zjarrit. Sot Shqipëria është më e përçarë se asnjëherë, ndërsa ne që kemi kurajën ta themi atë që duam, më shumë urrehemi: janë gati të na hanë mishin.

Sa veta mund të kenë vdekur në Burrel gjatë kohës që keni qenë ju ose, në dini, edhe më tej?

Shiko….! Sa qeshë unë atje, nja 3-4 veta varën veten.

Në cilat vite keni qenë ju?

Unë kam qenë nga viti 1973 deri më 1990. T’i numëroj, more burrë, se unë i kam pasur shokë e miq: Gëzim Kuqi nga Pogradeci vari veten, Mustafë Bajraktari nga Tropoja vari veten, Lefter Baltovani nga Saranda vari veten, tentoi të varte veten një djalë nga Korça, më vonë, Fadil Dushku nga Elbasani vari veten. Katër veta varën veten. Gjatë kësaj kohe që kam qenë unë, vdiq edhe Muharrem Buçpapaj nga kanceri, i ati i Skënder Alucës…!

Ata çfarë bënin?

Që të mos kishte numër vdekjesh, se ata e merrnin vesh kush ishte rëndë dhe e merrnin e çonin në spital, por që andej s’kthehej më dhe nuk dihej as çfarë ishte bërë me trupin e njeriut dhe ku e kishin hedhur atë që gjoja e çonin në spital. Gjatë kohës që kam qenë unë, mund të kenë vdekur nja 10-12 veta, varën veten nja 5-6 e ndër ta, edhe shokët e mi më të mirë: Mustafë Bajraktari, Fadil Dushku dhe ai Vrioni, Iljazi i shkretë, edhe ai vdiq atje.

Si ishte procedura atje kur vdiste dikush?

Po s’kishte procedurë fare. Të jepnin një pështymë se shyqyr që po qërohej dhe: “Ec ta heqim, e ta hedhim në gropë!”

Kush e merrte të vdekurin?

Punëtorët e burgut. Të burgosurit, punëtorët e jashtëm të Komunales, po.

Vinin çdo ditë?

Po. Të burgosurin e nxirrnin deri te dera, atje ku bënim takim. I’a nxirrnin këmbët jashtë, ishte kazma atje, i’a thyenin këmbët “bam” dhe i palosnin, mbyllnin arkivolin, i vendosnin në karrocë dhe i çonin atje ku donin. Atje kishte policë që, kur na vdisnin shokët, thoshin: “Hajde, një më pak”. Shokët, thoshin: “Hë, mo, te Qershia? Qershia. Qershia. Ajo qershia…! Sa burra të mëdhenj ka pasur, e sa të groposur. Duke vrarë të zgjuarit, ngelëm këta që jemi dhe komunizmi i seleksionoi më tej njerëzit. Këta erdhën dhe për 45 vjet zhdukën atë që kishin bërë shekujt dhe krijuan njeriun e ri. Nëna ime, çfarë krijuan! Edhe sot vazhdojmë me njeriun e ri.

Si ishte jeta në Burrel? Si fillonte dita, si mbaronte?

Shiko! Pjesa dërrmuese e të burgosurve e kishte mendjen te librat. Nuk punonin në Burrel? Jo, jo, s’kishte punë. 22 orë ishe i mbyllur, 2 orë dilnim dhe ato 2 orë na i shkurtonin nganjëherë. Atje qarkullonte një ide e lindur nga të burgosurit “Edhe pse je në burg, mos rri në burg!” dhe ne merrnim të lexonim. Zgjidhnim një protagonist, sipas karakterit, e bridhnim me të. Shumë të burgosur prej nesh, pa e parë Parisin me sy, e njohin prej Hygoit, Londrën prej Dikensit dhe të tjerëve.

Kjo ishte jeta dhe plus kësaj, mundoheshim të shuanim urinë me ato çika që kishim, sepse atje uria ishte kronike: asnjeri s’kishte të ngopur; edhe ata që kishin ndihmë nga shtëpia, nuk kishin të ngopur. Një uri kronike që zgjaste me vjet e me vjet, plus asaj, ata birucat e tmerrshëm me një batanije. Nuk të linin dy palë pantallona, nuk të linin një triko, jelek a xhaketë, jo, një lejohej, që të vdisje. Mua më vjen çudi se si ishin prindër ata, kur shihnin moshën e fëmijëve të vet të dergjeshin në ato tmerre?! Si e vinin firmën në bordero, qysh i merrnin lekët ata?

Ka qenë një polic, Xh. D., që hante mish robi nëpër burgje. Por ata janë këtu, mes nesh.

A ju kanë torturuar në burg të Burrelit? A kishte dhunë?

Një nga torturat më të ndyra ishte Operativi, Zyra Operative që piketonte njerëzit për t’i bërë spiunë dhe fillonte procedura: nuk të linte të bëje takim, nuk t’i lejonte ushqimet, të krijonte përshtypje shumë të këqija sikur të kishte vdekur e gjithë familja, s’merrje letrat. Ne i kemi gjetur letrat e familjes të grisura në nevojtore: i përdornin ata.

S’kishte torturë më të madhe se kaq, të shihje letrat që t’i kishte prurë nëna, që polici kishte fshirë prapanicën dhe e hidhte qëllimisht aty, që ta gjeje ti. Shumë gjëra nuk i kemi treguar, por tashti që e shohim se ç’bëhet, unë do t’ju them se prej nga vijnë: vijnë prej atyre që hanin mish robi, edhe o do të të bënte spiun, o s’kishin derman. Di unë shokë të mitë, plus çfarë kam hequr vetë…! Unë i kam mundur ata, i munda me kocka, me grushtet gjak.

Po çfarë kanë hequr një pjesë! Madje, ne e merrnim vesh kur thyheshin. Ne i qanim, se për ne, atë ditë që ata thyheshin, ata kishin vdekur, nuk ishin. Të burgosurin e nxirrnin deri te dera, atje ku bënim takim. I’a nxirrnin këmbët jashtë, ishte kazma atje, ia thyenin këmbët “bam” dhe e palosnin, mbyllnin arkivolin, e vendosnin në karrocë dhe e çonin atje ku donin.  . Pjetër Arbnorin nuk u’a fal asnjëherë atyre që çuan deklaratat dhe e dënuan tri herë rresht, deri 30 vjet burg.

Nuk ua fal, të rrinë urtë! Ai që i ka bërë këto poshtërsi, ai që dënoi Pjetrin, ai që ka dënuar shokët e mi dhe mua…! Njeriu ka një jetë për ta jetuar. Lind ta jetojë, se i’a ka dhënë Zoti. S’ke të drejtë ti t’ua marrësh jetën të tjerëve me ato deklarata, për të përfituar një racion supë! Por kishte edhe burra të mirë sa të duash. Kishte burra shqiptarë atje që vuajtën si burrat, saqë i çuditëm ata.

Zoti Demir, ju falënderoj shumë për këtë intervistë.

Unë ju falënderoj ju z. Marçel, për këtë punë që po bëni, sepse duhet të dalin në dritë dhe të dokumentohen krimet e atij regjimi gjakatar të diktatorit Enver Hoxha. Memorie.al



Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
Zelensky: Fati i Donbasit do të përcaktohet nga beteja në Severodonjeck

Zelensky: Fati i Donbasit do të përcaktohet nga beteja në Severodonjeck

Parlamenti i BE voton për fundin e motorëve me djegie të brendshme

Parlamenti i BE voton për fundin e motorëve me djegie të brendshme

Sherri në Ksamil/Pjestarë të një familjeje, 3 persona janë transportuar në Tiranë

Pistoletë në çantë, policia arreston 40-vjeçarin në Tiranë
















TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com