Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëshmia e burrit të gjyqtares së dosjes “Shullazi”:Më drejtoi pistoletën..

2020/02/10 at 5:50 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dëshmia e burrit të gjyqtares së dosjes “Shullazi”:Më drejtoi pistoletën..

Procesi gjyqësor në Apel ndaj Emiliano Shullazit dhe tre të pandehurve të tjerë të grupit të tij ka mbetur në vend numëro prej më shumë se një viti tashmë.

Procesi është shtyrë vazhdimisht duke bërë që procesi mos të zhvillojë dot as seancën e tij të parë. Natyrisht që çështja është mjaftë delikate pasi ka të bëjë me një nga personat më të përfolur të botës së krimit i cili është dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Pjesë e kësaj kohëzgjatjeje maratonë të këtij procesi janë edhe presionet ndaj magjistratëve dhe një gjë e tillë dëshmohet edhe në atë çka ka denoncuar bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollani e cila ka qenë pjesë e trupit gjykues në këtë çështje.

“Isha në lokalin e lagjes bashkë me një mikun tim. Një moment dola të pija një cigare të dera e jashtme. Aty pranë kaloi bashkëshortja ime me një shoqen e saj dhe vajzën. Pak minuta më pas, në të djathtën time erdhi një djalë i rri, rreth 20-22 vjeç, i cili ishte veshur me bluzë ngjyrë si në të zezë, pantallona të errëta dhe atlete të bardha. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë dhe vuri këmbën e majtë pas këmbës sime të djathtë. Më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë. Mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’.

Në këtë moment ndërhyri shoku im, i cili e kapi nga pas personin. Ai u largua nga pjesa e djathtë e rrugës, ku e mori një automjet i bardhë, që drejtohej nga një person me mjekër. Kërcënimi në drejtimin tim ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda”.

Kjo është dëshmia e bashkëshortit të Saida Dollanit, anëtares së gjykatës së Posaçme të Apelit, dhënë prillin e 2019, kur ajo kishte në shqyrtim dosjen ndaj Emiljano Shullazit dhe miqve të tij të dyshuar për gjobëvënie në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Pas kësaj dëshmie, nisëm menjëherë hetimet për rastin në fjalë por nga ana tjetër të pandehurit akuzonin gjyqtaren se po kalonte vettingun me çështjen e tyre.

Hetimet nuk dhanë rezultat dhe prokurorja Ida Ahmetlli iu drejtua gjykatës së Tiranës me kërkesën për pushimin e çështjes. Kërkesa e prokurores Ahmetlli u rrezua nga gjykata e cila vendosi ta rikthejë dosjen në institucionin e akuzës për hetime të mëtejshme. Megjithatë Saida Dollani u largua nga kryesimi i trupës që shqyrton dosjen “Shullazi”.

Çështja tashmë është bërë edhe më e komplikuar pasi janë konsumuar të gjithë anëtarët e Apelit të Posaçëm, veç Albana Boksit, që aktualisht ka në duar çështjen. Janë deleguar dy gjykatës nga apelet e rretheve por në kushtet kur Apeli i Krimeve të Rënda u shkri dhe u krijua gjykata e Posaçme e Apelit, ngërçi qëndron në faktin nëse dy gjyqtarët e deleguar më herët mund të marrin pjesë në shqyrtimin e kësaj dosjeje. Për këtë gjykata i është drejtuar me shkrese Këshillit të Lartë Gjyqësor, por ende nuk ka marrë përgjigje. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Zhupa dorëzon projektligjin në Kuvend:Pasuritë kulturore të administrohen nga shteti
Aktualitet

Zhupa dorëzon projektligjin në Kuvend:Pasuritë kulturore të administrohen nga shteti

29 Shtator, 2025 5:58 pm
“Nuk mund të përballoni një luftë me Rusinë”, Medvedev kërcënon përsëri Europën
Bota

“Nuk mund të përballoni një luftë me Rusinë”, Medvedev kërcënon përsëri Europën

29 Shtator, 2025 5:16 pm
Në kërkim të kandidatit për Tiranën, Agron Shehaj zbulon kushtin që ka për Berishën
Kryesore

Në kërkim të kandidatit për Tiranën, Agron Shehaj zbulon kushtin që ka për Berishën

29 Shtator, 2025 4:54 pm
Kush është George Soros?
Bota

Kush është George Soros?

29 Shtator, 2025 4:29 pm
Pas Prishtinës e Hagës, protesta për ish-krerët e UÇK do të organizohet në Tiranë
Aktualitet

Pas Prishtinës e Hagës, protesta për ish-krerët e UÇK do të organizohet në Tiranë

29 Shtator, 2025 3:37 pm
Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE
Politikë

Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE

29 Shtator, 2025 3:23 pm
Opozita braktis seancën, Balla ironi me Korreshin: Ikën ata
Kryesore

Opozita braktis seancën, Balla ironi me Korreshin: Ikën ata

29 Shtator, 2025 3:08 pm
Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim 48-vjeçari
Kronikë

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim 48-vjeçari

29 Shtator, 2025 3:05 pm
Sara Mila ironi me opozitën: Parlamenti më duket normal, ju këtë keni bërë gjithmonë
Politikë

Sara Mila ironi me opozitën: Parlamenti më duket normal, ju këtë keni bërë gjithmonë

29 Shtator, 2025 2:29 pm
Zegjine Çaushi i drejtohet opozitës në Kuvend: Do të përfundoni të gjithë si Gazi
Politikë

Zegjine Çaushi i drejtohet opozitës në Kuvend: Do të përfundoni të gjithë si Gazi

29 Shtator, 2025 2:26 pm
Para
Pengmarrja e Jan Prengës, flet Dritan Rexhepi: Nuk kam lidhje

Pengmarrja e Jan Prengës, flet Dritan Rexhepi: Nuk kam lidhje

Denoncimi tek Berisha: Kanë rrahur kryebashkiakun e Elbasanit

Denoncimi tek Berisha: Kanë rrahur kryebashkiakun e Elbasanit

Hakerët kinezë vjedhin të dhënat personale të mbi 147 milionë amerikanëve

Hakerët kinezë vjedhin të dhënat personale të mbi 147 milionë amerikanëve

TE FUNDIT

Zhupa dorëzon projektligjin në Kuvend:Pasuritë kulturore të administrohen nga shteti

Zhupa dorëzon projektligjin në Kuvend:Pasuritë kulturore të administrohen nga shteti
29 Shtator, 2025

Në ditën kombëtare të trashëgimisë kulturore, Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Ina Zhupa, ka dorëzuar sot në Kuvend një projektligj...

Lexo më shumë

“Nuk mund të përballoni një luftë me Rusinë”, Medvedev kërcënon përsëri Europën

“Nuk mund të përballoni një luftë me Rusinë”, Medvedev kërcënon përsëri Europën
29 Shtator, 2025

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha sot se Evropa nuk mund të përballojë dot një luftë kundër Rusisë. “Ata thjesht nuk...

Lexo më shumë

Në kërkim të kandidatit për Tiranën, Agron Shehaj zbulon kushtin që ka për Berishën

Në kërkim të kandidatit për Tiranën, Agron Shehaj zbulon kushtin që ka për Berishën
29 Shtator, 2025

Prej disa ditësh PD ka nisur negocimet me partitë aleate në përpjekje për të gjetur kandidatin e opozitës për bashkinë...

Lexo më shumë

Kush është George Soros?

Kush është George Soros?
29 Shtator, 2025

Investitori miliarder George Soros, donacionet e të cilit për të majtën kanë nxitur kritika nga e djathta për vite me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com