Para ndeshjeve të fundit në Grupin A, trajneri i Francës Didier Deschamps ka sulmuar në mënyrë direkte Shqipërinë dhe Rumaninë.
Edhe pse arriti dy fitore me fat dhe pa treguar asnjë stof skuadre të madhe në këtë europian, trajneri i “gjelave” gjeti këto fjalë për të thumbuar kundërshtarët.
“Filozofia e Zvicrës është të luajë futboll. Kështu bëhemi dy skuadra në këtë grup që duan këtë gjë”.
Franca dhe Zvicra do caktojnë fituesen e grupit sot në orën 21:00, në të njëjtën orë që Rumania dhe Shqipëria do luftojnë për vendin e tretë.