Nënkryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervishi, deklaron në “Opinion” se asnjë ndërtues nuk mund të marrë aktin e kolaudimit nëse nuk merr vërtetimin nga zjarrëfikësi se objekti i përmbush kushtet për mbrojtje nga zjarri.
“Ka objekte të ndërtuara para vitit 2000 ku rregullat nuk përfilleshin ndërsa pas 2000 ka ndryshuar mënyra . Nuk merr dot kolaudim objekti nëse nuk merr vërtetim nga zjarrëfikëset. Nëse bie zjarr duhet të kalosh nëpër shkallë. Jo kudo ka shkallë emergjence, për zjarr. Duhet leja e zjarrëfikëses për të marrë kolaudimin. Kjo leje ama, nuk vlen për legalizimin”./a.h