Derri ‘Marcus’ ka bërë parashikimet e tij për gjysmëfinalistët e Botërorrit ‘Rusi 2018’.
Derri i zi ka parashikuar edhe me parë rezultate të sakta duke filluar nga fituesit i Botërorit 2014, finalet e Ëimbledon dhe fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.
“Derri ‘Marcus’ ka 100% saktësi në parashikimin e rezultateve sportive” ka thënë pronarja Juliette Stevens.
Në videon që është publikuar derri Marcus ka parashikuar që Argjentina, Belgjika, Nigeria dhe Uruguai të shkojnë në gjysmëfinale duke lënë jashtë kështu ekipe të mëdha si Brazili, Gjermania, Spanja dhe Franca, por edhe shumë të tjerë jashtë gjysmëfinales.