Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Derisa një ditë…

2016/03/07 at 4:10 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Derisa një ditë…

Nga Sokol SHAMETI

Merre një popull dhe lëre pa punë dhe pa mundësi për të fituar jetën.

Me paratë që u mbledh nga taksat, mos hap punë dhe mundësi që njerëzit të fitojnë jetën, por dorëzoi ato tek të pasurit nga të cilët prit me shpresën se do të hapin ata punë dhe madje do t’i shpërblejnë mirë punëtorët duke pakësuar kështu hisen që u mbetet për veten e tyre.

Më pas, mos shpenzo për shkolla të mira, arsimtarë të mjaftueshëm e të shpërblyer, se kjo do t’i zgjonte njerëzit që presin me ankth punën që i mban në jetë dhe do të mësonin se një edhe një bëjnë dy dhe se çdo shkak e ka një pasojë.

Përkundrazi, nxit pritshmëritë e njerëzve se gjërat janë në dorë të Zotit, Allahut, engjëjve, krijesave të tjera qiellore që mendja e tyre ordinere s’i rrok dot. Mjafton të sforcohen sa duhet në lutje, lëmoshë, sevap apo devocion dhe problemet zgjidhen në mënyrë të pakuptueshme “nga lart” (qoftë aty lart ideja e Zotit apo ajo e autoritetit – pra ti vetë).

Po ashtu, mos hidh kokërr leku për kulturë, emancipim dhe (ruajna zot) zhvillim intelektual, por për reklama vezulluese që duan të vërtetojnë se paratë tek të pasurit nuk shkuan dëm – ja produkti, mos u qani.

Kur para s’ka më por të pasurit kërkojnë të tjera, shpërbleji këta në natyrë. Shpronësoi qytetarët e zhvishi nga çdo pasuri e përbashkët. Hiqu rrugën ku ecin, ajrin që thithin, ujin që pijnë, qiellin që shohin. Jepu të pasurve copa qyteti, rruge, fushe, mali, deti dhe pylli, pastaj lëri se ata do ta gjejnë vetë mënyrën për ta kthyer gjithçka në një mall të tregtueshëm, në produkt që mund t’i shitet me para atij që pak më parë sapo e kishte të njëjtën gjë falas.

Kush s’ka para (dhe s’ka ç’ndodh tjetër me atë që është i papunësuar ose i keqpunësuar), nuk ka as ujë të shëndetshëm, ushqim të bollshëm, ajër të pastër, vendbanim të përshtatshëm, etj.

E kur jeta gjithnjë e më e rëndë dhe e varfër u shkurton ditët dhe u dëmton shëndetin atyre që u ke marrë paratë pa ua kthyer në punë, mos investo në riparimin dinjitoz të saj me spitale e shërbime sociale. Krijo kushtet maksimale që kjo skarco shoqërore o t’ia mbathë, o të ngrejë patkonjtë. Rrjet shëndetësor në tkurrje dhe mjerim, linja udhëtimi dhe agjenci funerale luksoze e plot shkëlqim.

Nëse ndonjë nga ata që kanë mbetur, përmendet dhe nis të ankohet, atëherë ti ose rekrutoje dhe armatose këtë njeri duke e mobilizuar në polici, ose dërgoi policin që ke armatosur për t’ia mbyllur gojën me kërbaç, burg, gjobë dhe forma të tjera brutaliteti represiv.

Policia është e mirë sepse ajo është mburoja personale e jotja dhe e të pasurve të tu, edhe pse paguhet me paratë e të varfërve që shfrytëzoni ju. Ajo duhet të jetë e modernizuar dhe e plotë në personel si kurrkush në këtë shtet. Ajo duhet efikase për të ndihmuar të pasurit të mbrojnë pasurinë e grabitur nga përpjekjet e të grabiturve për ta marrë atë mbrapsht, si dhe për të të mbrojtur ty nga rebelimi i tyre.

E kështu, ditë për ditë, për ca kohë. Derisa një ditë…

Ju sugjerojmë

Berisha për Irena Gjokën: Ka kontratë të panoterizuar, u pranua si dokument zyrtar
Aktualitet

Berisha për Irena Gjokën: Ka kontratë të panoterizuar, u pranua si dokument zyrtar

2 Qershor, 2025 10:55 am
Plagosja e 15 vjeçarit, në kërkim autori e pronari i picerisë/Në pranga 3 punonjësit
Aktualitet

Plagosja e 15 vjeçarit, në kërkim autori e pronari i picerisë/Në pranga 3 punonjësit

2 Qershor, 2025 10:55 am
Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

2 Qershor, 2025 10:47 am
Berisha paraqitet sot në SPAK, PD proteston
Aktualitet

Berisha lexon mesazhin që la në SPAK:Altin Dumani do quhet Altin Troplini,kjo zyrë..

2 Qershor, 2025 10:29 am
Nga sot nisin regjistrimet në kopshte e çerdhe në Tiranë, procedurat që ndiqen
Aktualitet

Nga sot nisin regjistrimet në kopshte e çerdhe në Tiranë, procedurat që ndiqen

2 Qershor, 2025 10:26 am
Apartamente dhe garazhe,kërkohet sekuestrimi i pasurive të një personi me precedent penal
Aktualitet

Ndërtesë, makina dhe biznes/ Sekuestrohen pasuritë e të dënuarit për drogë në Angli

2 Qershor, 2025 10:17 am
Situata në Gaza/ Dëshmitarët kundërshtojnë versionin izraelit për masakrën në Rafah
Bota

Situata në Gaza/ Dëshmitarët kundërshtojnë versionin izraelit për masakrën në Rafah

2 Qershor, 2025 10:12 am
Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës
Aktualitet

Berisha sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”

2 Qershor, 2025 10:03 am
Transformohet rruga kryesore në Ksamil/Rama: Investimi i shërben rritjes së turizmit
Aktualitet

Transformohet rruga kryesore në Ksamil/Rama: Investimi i shërben rritjes së turizmit

2 Qershor, 2025 10:02 am
Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet për miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë
Sport

Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet për miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë

2 Qershor, 2025 9:55 am
Para
Video/Ja si yjet e pornografisë i kanë treguar prindërve për punën e tyre

Video/Ja si yjet e pornografisë i kanë treguar prindërve për punën e tyre

“Fantazma” e naftës dhe gazit, kompania amerikane tenton t’u shmanget borxheve me miliona euro

“Fantazma” e naftës dhe gazit, kompania amerikane tenton t'u shmanget borxheve me miliona euro

Video/ BBC transmeton gabimisht vaginën e sportistes

Video/ BBC transmeton gabimisht vaginën e sportistes

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Berisha për Irena Gjokën: Ka kontratë të panoterizuar, u pranua si dokument zyrtar

Berisha për Irena Gjokën: Ka kontratë të panoterizuar, u pranua si dokument zyrtar
2 Qershor, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë...

Lexo më shumë

Plagosja e 15 vjeçarit, në kërkim autori e pronari i picerisë/Në pranga 3 punonjësit

Plagosja e 15 vjeçarit, në kërkim autori e pronari i picerisë/Në pranga 3 punonjësit
2 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentohen rrethanat e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, te “Ali Demi”, ku u...

Lexo më shumë

Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme
2 Qershor, 2025

Mëngjesin e sotëm janë djegur dy automjete në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq. Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se...

Lexo më shumë

Berisha lexon mesazhin që la në SPAK:Altin Dumani do quhet Altin Troplini,kjo zyrë..

Berisha paraqitet sot në SPAK, PD proteston
2 Qershor, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pas paraqitjes së tij në SPAK në zbatim të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com