Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shprehet se janë dërguar 6 helikopterë me mision në tre vatrat e zjarrit aktive.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes situata e zjarreve është paraqitur e qetë ditën e sotme, pas reshjeve të shiut në disa zona të vendit.
“Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre zjarri në veri të vendit.
Që në orët e para të mëngjesit, 6 helikopterë janë në misione intensive në Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë”, shkruan Rama.