Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Derbi i Errësirës!

2016/12/02 at 3:32 PM
në Aktualitet, Kryesore, Sport, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Derbi i Errësirës!

Nga Dritan LACI

Ka përfunduar në shifrat e barabarta 0-0 derbi i shumëpritur i kryeqytetit Tirana-Partizani. Një derbi që përpos pritshmërisë së lartë, rivalitetit historik midis dy ekipeve, spektaklit që nis në rrugët e qytetit disa orë përpara ndeshjes midis dy tifozerive, ngjyrave, koreografive respektive, sharjet që tifozeritë i dhurojnë njëri-tjetrit në shkallët e stadiumit, retorikës politike që sjell gjithmonë fund i këtij derbi, na dhuroi dje mbrëma edhe një moment aspak të këndshëm, atë të fikjes së impiantit ndriçues të stadiumit dhe për pasojë pezullimin e derbit dhe luajtjen e pjesës së mbetur së lojës gjatë ditës së sotme. Sigurisht ajo që ndodhi mbrëmë në stadiumin “Selman Stërmasi” ka ndodhur edhe në impiante të tjera më modern. Kujtoj këtu një ndeshje të ndërprerë disa kohë më parë të Real Madridit në fushë kundërshtare në kampionatin spanjoll.

Gjithkush me këtë justifikim mund tja hedhë lumit pa u lagur dhe të thotë u ndodh skuadrave më të mëdha pse të mos edhe ne. Në fakt problemi nuk është kaq i thjeshtëzuar në atë që tani e tutje do të njihet si “Derbi i Errësirës”. Problemet janë ca më të thella dhe duhet tit hemi ashtu siç janë. Dhe ato kanë të bëjnë direkt me organizimin e ndeshjes. Po flasim për një Derbi. Po flasim për një qytet si Tirana me pothuaj 1 milion 200 mijë banorë. Nëse do ishte problem teknik thjesht i impiantit këtu mund të kishim një justifikim të justifikueshëm. Por nëse, siç mësuam nga mediat, stadiumi nuk kishte një linjë dytësore që të furnizonte impiantin, nuk kishte një gjenerator që të furnizonte impiantin me ndriçim nëse do të kishim një avari, ky është problem kryekëput i ç’organizimit të organizuar të vetë drejtuesve të stadiumit. Se pse dhe si qysh tek kjo mungesë përgjegjësie duhet të ketë si finalizim një fajtor.

Por ajo që të lë përshtypje të hidhur në këtë derbi që tifozët mezi e presin është gjithçka që lidhet me organizimin. Është e pamundur që të kesh një biletë në duar dhe të hysh në stadium normalisht. Vetëm 30 minuta para se të fillonte derbi me dhjetra tifozë me bileta në duar qëndronin jashtë stadiumit sepse stadiumet tona (përjashto “Elbasan Arena dhe “Loro Boriçi në Shkodër) nuk ofrojnë asnjë kusht minimal për tifozët. Që të hysh në stadium me një biletë që kushton 5 mijë lekë të vjetra duhet të shtyhesh dhe të durosh edhe Policinë e cila po të dojë të mbyllë edhe dyert dhe të lë jashtë stadiumit.

Kështu edhe mbrëmë. Një polic i hipur mbi kangjellat portës bënte ligjin dhe e hapte dhe e mbyllte portën sipas dëshirës. Dhe kjo praktikë në të dyja krahët. Mos i hyj pastaj sjelljes anormale që Policia por edhe organizatorët e stadiumit kanë ndaj tifozët, ku nuk mungojnë edhe kontrollet deri në allate. Ndaj errësira që mbuloi mbrëmë derbin nuk është shkak por pasojë. Është sjellje e papërgjeshme ndaj një derbi që përpos problematikave që mund të krijojnë grupimet përkatëse të tifozëve, vazhdon të mbetet e vetmja gjë e bukur që na ka mbetur nga ana sportive. Ndaj është mirë që të mos ua hiqni derbin shkallëve të stadiumit. Në një kohë kur ka përpjekje nga tifozët për tu rikthyer në shkallët e stadiumit, dhe këtë e bën një derbi, është mirë që të mos e errësoni këtë spektakël me papërgjegjshmërinë që ju karakterizon.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
Para
Arrestimi i Prokurorit të Fierit dhe pasuritë miliona euro të gjyqtarëve

VETINGU/ Zyra e Komisionit Europian pranon gabimet në përkthim, por fajëson Kushtetuesen

“Vrapo për Fëmijët” vjen sërish këtë 4 dhjetor për ti dhënë shpresë atyre në nevojë

“Vrapo për Fëmijët” vjen sërish këtë 4 dhjetor për ti dhënë shpresë atyre në nevojë

VIDEO/ Ja si u mbytën sot korridoret e Spitalit Ushtarak 

Vdes 24 vjeçari në banesë, nisin hetimet: 4 ditë më parë mori mjekim

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com