Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dera e Boeing-ut shpërtheu në ajër, hetuesit: Mungonin bulonat që sigurojnë panelin në kornizën e avionit

2024/02/07 at 9:01 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dera e Boeing-ut shpërtheu në ajër, hetuesit: Mungonin bulonat që sigurojnë panelin në kornizën e avionit

Mungesa e bulonave që sigurojnë panelin në kornizën e avionit “Boeing 737 Max 9” mund të jenë shkaktari i shkëputjes së derës në avionin e kompanisë “Alaska Airlines” muajin e kaluar, sipas grupit që po kryen hetime. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit publikoi të martën një raport paraprak mbi incidentin e 5 janarit.

Në raport përfshihet një foto nga firma Boeing, e cila e prodhoi panelin, ku shihet se mungojnë tre nga katër bulonat që pengojnë lëvizjen e panelit. Vendndodhja e bulonit të katërt nuk shihet.

Hetuesit thonë se mungesa e dëmtimeve rreth panelit tregon se të katër bulonat mungonin përpara se avioni të nisej nga Portlandi i Oregonit. Pilotët u detyruan të bënin një ulje urgjente me një vrimë në anën e avionit. Mungesa e bulonave bëri që paneli të shkëputej nga korniza e avionit.

Raporti paraprak tregon se pajisja që mbyll portën e avionit, e instaluar nga kompania e furnizimit “Spirit AeroSystems”, mbërriti në fabrikën Boeing pranë qytetit Seattle me pesë pjesë të dëmtuara. Ekipi i firmës Boeing i zëvendësoi pjesët e dëmtuara, proces i cili kërkonte heqjen e katër bulonave në fjalë.

Ekspertët e sigurisë kanë thënë se aksidenti mund të kishte patur pasoja katastrofike nëse avioni do të kishte arritur lartësinë e duhur të fluturimit. Ulja e presionit në avion pas shkëputjes së panelit do të kishte qenë e lartë dhe pasagjerët dhe ekuipazhi mund të mos kishin qenë në karrige me rrip sigurimi.

Megjithëse raporti paraprak vuri në dukje rolin e firmës Spirit në incident, shefi i firmës Boeing, David Calhoun, tha javën e kaluar se kompania e tij i mbante përgjegjësitë.

“Dua që të gjithë ta dinë se Boeing-u i mban përgjegjësitë. Ne zotërojmë zinxhirin tonë të furnizimit dhe firmën Spirit. Ne jemi përgjegjës për rezultatet e punës sonë”, tha zoti Calhoun për rrjetin CNBC.

Incidenti ka shtuar pikëpyetjet në lidhje me cilësinë e prodhimit të firmës së avionëve Boeing.

Administrata Federale e Aviacionit po heton nëse firma Boeing dhe furnitorët e tij kanë ndjekur procedurat e duhura të sigurisë në prodhimin e pjesëve për modelin e avionit Max. Agjencia amerikane e ka ndaluar firmën Boeing që të përshpejtojë prodhimin e modelit 737 derisa agjencia të jetë e kënaqur me cilësinë e prodhimit. /VOA

Ju sugjerojmë

Lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave/ Ambasada e SHBA: Informoni DEA-n
Aktualitet

Lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave/ Ambasada e SHBA: Informoni DEA-n

22 Maj, 2025 3:06 pm
Operacioni Shqipëri-Itali, Eurojust: U kapën 1.800 kg kokainë dhe heroinë
Aktualitet

Operacioni Shqipëri-Itali, Eurojust: U kapën 1.800 kg kokainë dhe heroinë

22 Maj, 2025 3:04 pm
Zbardhet përmbajtja/ Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës
Aktualitet

Zbardhet përmbajtja/ Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës

22 Maj, 2025 2:55 pm
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Aktualitet

Rikthehet Parlamenti/ Të enjten e ardhshme, deputetët në seancë plenare

22 Maj, 2025 2:51 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Italia kërkon ekstradimin, Gjykata e Tiranës merr vendimin për dy shtetas

22 Maj, 2025 2:41 pm
Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe
Rajoni

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe

22 Maj, 2025 2:26 pm
Vengu pret komandantin e FSK: Krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon
Aktualitet

Vengu pret komandantin e FSK: Krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon

22 Maj, 2025 2:18 pm
Transformohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”,Rama:Shërbim për 20 mijë paciente
Aktualitet

Transformohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”,Rama:Shërbim për 20 mijë paciente

22 Maj, 2025 2:14 pm
Ndarja nga jeta e Artan Lames/Veliaj: Mik i vyer, i dha shumë Tiranës dhe Shqipërisë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artan Lames/Veliaj: Mik i vyer, i dha shumë Tiranës dhe Shqipërisë

22 Maj, 2025 1:55 pm
“Trishtim!”/ Spiropali: Humbëm Artan Lamen, drejtuesin dhe studiuesin e pasionuar
Aktualitet

“Trishtim!”/ Spiropali: Humbëm Artan Lamen, drejtuesin dhe studiuesin e pasionuar

22 Maj, 2025 1:40 pm
Para
Gazzetta di Venezia (1931)/Një bisedë ekskluzive me Rexhep Jellën, Prefektin e Tiranës, në qytetin tonë 

Gazzetta di Venezia (1931)/Një bisedë ekskluzive me Rexhep Jellën, Prefektin e Tiranës, në qytetin tonë 

Ceremonia e certifikimit të kursantëve në Policinë e Shtetit, Balla: Vetëpastrimi i brendshëm, prioritet 

Ceremonia e certifikimit të kursantëve në Policinë e Shtetit, Balla: Vetëpastrimi i brendshëm, prioritet 

Gërdeci/SPAK kërkon të pyetet Fatmir Mediu! Ish-ministri: Dëshmitarët mos të heshtin 

Gërdeci/SPAK kërkon të pyetet Fatmir Mediu! Ish-ministri: Dëshmitarët mos të heshtin 

TE FUNDIT

Lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave/ Ambasada e SHBA: Informoni DEA-n

Lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave/ Ambasada e SHBA: Informoni DEA-n
22 Maj, 2025

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, njoftoi se linja e sinjalizimit e Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA) është aktive...

Lexo më shumë

Operacioni Shqipëri-Itali, Eurojust: U kapën 1.800 kg kokainë dhe heroinë

Operacioni Shqipëri-Itali, Eurojust: U kapën 1.800 kg kokainë dhe heroinë
22 Maj, 2025

Agjencia e Bashkimit Europian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale, Eurojust, bën të ditur se organizata ndërkombëtare shqiptare e trafikut të...

Lexo më shumë

Zbardhet përmbajtja/ Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës

Zbardhet përmbajtja/ Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës
22 Maj, 2025

Kryeministri Rama, i ka dërguar një letër kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku i shpreh mbështetjen e Tiranës...

Lexo më shumë

Rikthehet Parlamenti/ Të enjten e ardhshme, deputetët në seancë plenare

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
22 Maj, 2025

Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet me një seancë plenare të enjten e ardhshme, më 29 maj, në orën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com