Pas përfundimit të mosbindjes civile të opozitës, policia shkencore ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë.
Grupi i ekspertëve janë futur brenda sallës së parlamentit për të kryer hetime lidhur me materialin e lëngshëm që u hodh nga deputetja e PD-së, Elda Hoti.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka pretenduar se demokratja u hodhi benzinë, duke akuzuar Elda Hotin se rrezikoi jetën e tyre.
“Ke ardhur në Kuvend me benzinë me vete, dilni jashtë. DIl jashtë, ke rrezikuar jetën e kuvendit. Je e përjashtuar. Me ju do të merret SPAK”, tha Spiropali.