Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputetja demokrate Tabaku ngre zërin kundër klimës së mbytjes së medias në Shqipëri: Investimi strategjik i qeverisë kundër lirisë së fjalës

2024/10/14 at 5:20 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputetja demokrate Tabaku ngre zërin kundër klimës së mbytjes së medias në Shqipëri: Investimi strategjik i qeverisë kundër lirisë së fjalës

Shqipëria përballet me një klimë gjithnjë e më të përkeqësuar të medias, ku autocensura dhe kërcënimet ndaj gazetarëve po bëhen normë. Në një konferencë të zhvilluar me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të medias, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti shqetësimin e saj ndaj përdorimit të padive strategjike (SLAPP) si mjet për të heshtur fjalën e lirë dhe për të frikësuar gazetarët.

Në videon e postuar në rrjetet e saj sociale, Tabaku e cilësoi këtë fenomen si një tjetër investim strategjik i qeverisë në luftën kundër lirisë së medias. “Duhet të luftojmë çdo ditë për lirinë e fjalës, ashtu siç luftojmë për gjithçka tjetër”, deklaroi ajo, duke nënvizuar nevojën për një diskutim kombëtar për të mbrojtur gazetarët dhe për të ndaluar frikësimin e tyre përmes padive.

Si Kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane, Tabaku theksoi angazhimin e saj për të çuar përpara këtë çështje, duke bashkëpunuar ngushtë me shoqërinë civile dhe median, për të siguruar se thënia e së vërtetës në Shqipëri nuk do të jetë luks, por një e drejtë e patjetërueshme.

Postimi i plotë i Tabakut:

Keni dëgjuar për kazanë, keni dëgjuar për shpifarakë me pagesë, keni dëgjuar për për llum që i hidhet kujtdo vetëm se ka një mendim ndryshe nga Qeveria. Dhe kush e bën gjithë këtë investim? Kush i thotë gjithë këto fjalë? Sigurisht ato që sot e cdo ditë bëjnë padi strategjike kundër gazetarëve. Pikërisht ky ishte diskutimi që patëm sot me organizata të shoqërisë civile, me përfaqësuesit e medias , për të hapur një diskutim kombëtar sesi mund të evitojmë autocensurën, sesi mund ti mbrojmë gazetarët për të thënë të vërtetën, sesi mund të stimulojmë që në Shqipërinë e 2024 , thënia e së vërtetës mos të jetë tabu, mos të jetë luks por të jetë një e drejtë reale që e ka kushdo.

Mora sot një  angazhim nga organizatat e shoqërise civile dhe media për të gjitha këto fusha e për të hapur një debat e një diskutim kombëtar qoftë dhe në emër të procesit të integrimit, megjithëse ne duhet ta ndryshojmë realitetin për Shqipërinë e për shqiptarët, sepse sot ambienti i medias është bërë mbytës e ne duhet të luftojmë cdo ditë ashtu sic luftojmë për cdo gjë tjetër, duhet të luftojmë dhe për lirinë e fjalës që askush mos të ketë forcën dhe kërcënimin e një padie për ti kërcënuar mediat, për të mbyllur mediat e për ti ndaluar ato për të denoncuar cdo ditë sic kanë bërë deri më sot. Unë këtë angazhim e mora qartësisht si Kryetare e Komisionit të Cështjeve Europiane dhe do vazhdoj ta coj deri në fund, ashtu si cdo iniciativë tjetër që kam marrë.

Ju sugjerojmë

“Thaçi maskoi realitetin”, Rama sulmon prokurorin: Idiot ndërkombëtar
Aktualitet

“Thaçi maskoi realitetin”, Rama sulmon prokurorin: Idiot ndërkombëtar

10 Shkurt, 2026 3:36 pm
Berisha: Skenari i protestës, është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore
Kryesore

Berisha: Skenari i protestës, është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore

10 Shkurt, 2026 2:30 pm
Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin
Kronikë

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin

10 Shkurt, 2026 12:41 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

10 Shkurt, 2026 12:26 pm
Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres
Bota

Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres

10 Shkurt, 2026 12:06 pm
Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë
Bota

Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë

10 Shkurt, 2026 12:02 pm
Projekti që lidh bregdetin e Durrësit me qytetin, banorët protestojnë: Duam strehim
Aktualitet

Projekti që lidh bregdetin e Durrësit me qytetin, banorët protestojnë: Duam strehim

10 Shkurt, 2026 12:00 pm
Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…
Aktualitet

Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…

10 Shkurt, 2026 11:31 am
Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren
Aktualitet

Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren

10 Shkurt, 2026 11:27 am
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

10 Shkurt, 2026 10:24 am
Para
Ambasada e SHBA-së në Liban thirrje shtetasve amerikanë të largohen menjëherë nga vendi

Ambasada e SHBA-së në Liban thirrje shtetasve amerikanë të largohen menjëherë nga vendi

Ndeshja e Kombëtares, Bulku: Trajneri nuk dëshiron që të luajmë të tërhequr, e njohim mirë Gjeorgjinë

Ndeshja e Kombëtares, Bulku: Trajneri nuk dëshiron që të luajmë të tërhequr, e njohim mirë Gjeorgjinë

Zelensky shkarkon 6 zëvendësministrat e Mbrojtjes

Zelensky: Koreano-veriorët po luftojnë me rusët në Ukrainë

TE FUNDIT

“Thaçi maskoi realitetin”, Rama sulmon prokurorin: Idiot ndërkombëtar

“Thaçi maskoi realitetin”, Rama sulmon prokurorin: Idiot ndërkombëtar
10 Shkurt, 2026

“Idiot ndërkombëtar” e ka cilësuar Edi Rama prokurorin e Hagës, i cili në fjalën e tij në seancën gjyqësore, tha...

Lexo më shumë

Berisha: Skenari i protestës, është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore

Berisha: Skenari i protestës, është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore
10 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën për shtyp para protestës së sotme, zbuloi skenarin e saj. "Skenari i...

Lexo më shumë

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin
10 Shkurt, 2026

Në seancën e së martës, Henrik Hoxha, i pandehur në dosjen "Plumbi i artë" rrëfeu atentatin e dështuar ndaj biznesmenit...

Lexo më shumë

Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
10 Shkurt, 2026

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Bashkimi Evropian ndodhet përballë një zgjedhjeje vendimtare, të shndërrohet në një fuqi globale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com