Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti tjetër i Merkelit “kundër” kolegut: Shqipëria meriton negociatat

2016/12/08 at 6:35 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Deputeti i CDU-së dhe anëtari i Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Bundestag, Martin Patzelt, dikur edhe ish-kryebashkiak i Frankfurtit, mendon ndryshe nga kolegu i tij, Gunther Krichbaum kur bëhet fjalë për progresin e Shqipërisë.

Në një shkrim të tijin në median prestigjoze gjermane “Focus” ai shpjegon arsyet pse kancelarja Merkel duhet të mbështesë integrimin e Shqipërisë.

Merkel_Rama

Patzelt madje vlerëson edhe kryeministrin Rama dhe rolin që ai ka patur në zhvillimet e fundit në Shqipëri.

“Para takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në Berlin, Angela Merkel premtoi që do të mbështeste zgjerimin e BE-së.

Shqipëria nga ana tjetër ka bërë ndryshime rrënjësore vitet e fundit dhe ka hedhur hapa mjaft të rëndësishme në rrugën drejt integrimit në BE.

Këtë e theksoi edhe vetë Merkeli”, shkruan Patzelt, duke mos qenë në të njëjtën linjë me Krichbaum-in.

Ai madje vlerëson se Shqipëria ka patur shumë probleme të brendshme dhe të jashtme para zgjedhjes së Ramës kryeministër.

Ai vlerëson se reforma në drejtësi i hap rrugë çeljes së negociatave për integrimin në BE. “Vendi konsiderohet stabil, është anëtar në NATO dhe ka marrëdhënie mjaft të mira ekonomike me BE. Ai mbështetet edhe nga SHBA-të gjithashtu”, thotë Patzelt.

Madje, ai nuk e përmend drogën si problem, por më shumë përqendrohet te infrastruktura, administrata publike dhe shëndeti publik.

“Ka patur shumë progres me Ramën kryeministër. Shqipëria dukshëm po tregon se do të jetë një partner i besueshëm për BE-në”, shkruan Patzelt.

Po kështu, Patzelt e konsideron Shqipërinë si një vend që i respekton liritë themelore të njeriut dhe të drejtat e minoriteteve.

“Shqipëria njihet për tolerancën fetare dhe respektim të të drejtave të pakicave. Ata kanë dhënë një kontribut të madh në pritjen e refugjatëve me origjinë iraniane. Në këtë mënyrë, Shqipëria tregon se Ballkani ka shpresë të sheshojë problemet etnike”, shkruan ai.

Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Përse ne kemi frikë nga errësira?

Përse ne kemi frikë nga errësira?

“Unë do t’ju vras. Dhe jo me thikë…”, arrestohet shqiptari që kërcënoi belgët

“Unë do t’ju vras. Dhe jo me thikë…”, arrestohet shqiptari që kërcënoi belgët

Policia gjen arsenal armësh në banesën e të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë

Policia gjen arsenal armësh në banesën e të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë

TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com