Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti socialist Kosta: Erion Braçe thirri mendjes o enverist papagall

2016/07/24 at 1:20 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Deputeti socialist Kosta: Erion Braçe thirri mendjes o enverist papagall

Miratimi i Reformës në Drejtës nuk i ka ulur gjakrat brenda familjes rozë. Edhe pse u panë të bashkuar në momentin e votimit, deputeti Vladimir Kosta, i cili u bë i njohur disa ditë më parë për letrën denigruese që i dërgonte kryeministrit Rama, këtë herë i është kthyer deputetit Erion Braçe që s’ka lënë gjë pa i thënë në një postim të fundit në fb. Deputeti Kosta i është përgjigjur disa akuzave të drejtuara nga Erjon Braçe, ku e cilëson këtë të fundit “enverist” dhe akuzat ndaj tij i konsideron shpifje. “Erion, thirri mendjes, lëri sloganet, apo bindjet e tua (!?) komuniste, mundoju të transformohesh sa më shpejt, në fjalë e vepra, në një socialist evropian”, shkruan deputeti. Vladimir Kosta më tej e akuzon Braçen si përfitues favoresh nga Kryeministri Rama. “Krenohet Arben Ahmetaj, “Braçen e kam mik”, dhe nxirr fonde për Divjakën, 10 milion $ për ty, se e bën mirë rolin e papagallit zotëria jote, Erion!!! Ndërsa unë s’marr dot 200 mijë dollarë për një urë në një fshat”, shkruan Kosta. Shkrimi i plotë i Vladimir Kostës:


Kthim përgjigje “Mao­Enveristit” Erion Braçe. Kryetari komisionit të ekonomisë : bëju socialist evropian Siç premtova,

Erion Braçe, po të jap përgjigje sot, pas votimit të Reformës së Drejtësisë. Tani që ne të PS-­së ia dolëm votimit unanim të saj, gjë që ishte shumë e vështirë për shkak të opozitës destruktive që kemi, e ndjej veten të çliruar të merrem dhe me gjëra shumë më të vogla, të të përgjigjem ty. Zoti Braçe, keni shkruar në shtyp kundër deklaratave të mia publike, bile me titujt e nëntitujt tuaj pompozë: “Erjon Braçe reagon për 110 mijë eurot që pagoi Vladimir Kosta në Berat”,

“Sqarim në facebook më datë 12.07.2016” etj. Nga ky reagimi që keni bërë kundër meje, por edhe nga shumë “ide” që keni hedhur lart e poshtë, ju z. Erion propagandoni ide politike akoma të papastruara nga e majta ekstreme e kohës së komunizmit, enverizmit, maoizmit etj. Duket sikur ju nuk keni arritur akoma të shndërroheni në një socialist evropian, siç është pjesa më e madhe e PS-­së së sotme, e në radhë të parë kryetari i saj Edi Rama. Në vijim më konkretisht. Ju bëni sikur nuk e dini, se jo vetëm në Berat, por edhe kudo në Shqipëri, dhe kudo në botë, fushata elektorale kushton shumë. Nuk qëndron siç thoni ju, se “as edhe një qindarkë nuk është përdorur për këtë!”.

Nuk marr përsipër të nxjerr të gjithë koston reale të shpenzimeve të bëra gjatë viteve, për fushatat zgjedhore, për përhapjen e ideve të PS në Berat, por ama jua them edhe një herë, se vetëm unë, nga pasuria ime, kam dhënë për fushatën në Berat dhe Poliçanin, mbi 110 mijë euro, kjo si vlerë e pajisjeve të televizionit tim (të Gjeli Vizionit) që ia kam dhënë televizionin lokal në Berat, ekranin e të cilit kush e di sa e sa herë që do ta kesh përdorur edhe ti vetë. Duhen përfshirë këtu edhe punimet e gipsit e gjëra të ndryshme që janë kryer atje po me paratë e mia.

I pata dhënë fjalën Edi Ramës dhe pata nisur menjëherë ekipin tim të kryej punën! E ti tani, në vend që të më falënderosh publikisht për kontributin tim, e mohon paturpësisht këtë, e indirekt bën sikur nuk e ditke këtë fakt, pra del bukëshkalë. Ti, si enveristët, shkruan se “vetëm të varfrit duhen përmendur e falënderuar”, se kontributi i të pasurve, për fitoren e PS­-së, për përmirësimin e jetës së të varfërve, qenka i turpshëm, se ne të pasurit qenkemi “me interesin banal të pasurimit te shpejtë“ e të tjera dokrra të tilla maoiste.

Jo shoku Erion, unë si i pasur jam krenar për zotësinë që kam pasur për të krijuar pasuri, me mend, me guxim e me punë të ndershme. Unë jam një nga ata që me gjithë qejf e kam shkrirë një pjesë të madhe të pasurisë që kam krijuar, për të mirën e elektoratit tim, për përparimin e vendit tim, ku duhet të jetojnë në harmoni të varfër e të pasur, sepse kështu është bota e lirë, këtë shoqëri ku prona është e shenjtë, duam të ndërtojmë ne socialistët evropianë të PS-­së; ne që kemi hequr dorë përfundimisht tash 25 vjet, nga eksperimenti i dështuar i mbajtjes në këmbë të shkretëtirës barazitiste enveriste me ndarjen e popullit në klasa etj.

Ne jemi të bindur, dhe këtë e themi me zë të lartë, se pa të pasurit shoqëria nuk ka tempin e zhvillimit të domosdoshëm, nuk ka garën mes subjekteve, nuk ka përgjegjësinë individuale të pakufishme të pronarit, nuk ka pra të gjitha këto që janë të domosdoshme që shoqëria njerëzore të zhvillohet me shpejtësi drejt mirëqenies për të gjithë, ku të varfrit jetojnë shumë më mirë, paçka se jo aq mirë sa të pasurit.

Ne socialistët nuk jemi për të ndërtuar shoqërinë e varfërisë e mjerimit “njësoj për të gjithë”, ku secili mbijeton në kushtet e mjerimit enverist të tollonave e mungesës së çdo gjëje, gjë që ne shqiptarët e provuam praktikisht mbi kurrizin tonë për pothuaj gjysmë shekulli.

Fitorja e PS­-së në Berat, si dhe në gjithë Shqipërinë, u arrit me kontributin të gjithëve, edhe të të pasurve, pra edhe tonin të socialistëve “jo të zakonshëm” sipas teje. Ishte një fitore e ndershme, bile shumë më e ndershme se përrallat e “luftës së proletariatit enverist pa asnjë qindarkë të xhep” që bën sikur i ëndërron e i beson ti.

Turp për ty, që megjithëse pretendon se “betejën në vitin 2009 në Berat e ke drejtuar ti”, mohon kontributin tim e të të pasurve të tjerë në këtë fitore, duke thënë me paturpësi “kurrë” kontributit të të pasurve. Këtu po bëj një parantezë. Kam qenë rreshtuar me PD­-në në vitin 1990-­91, kundër diktaturës komuniste enveriste që duhej rrëzuar.

Të sqaroj se vija nga një rreth familjar komunist— mbase dhe më komunist se rrethi yt, or Erion— ku të afërm të mi, motra etj., kishin arritur në nivele të larta të strukturës së partisë­shtet komuniste, deri sekretarë partie rajoni apo anëtarë të komitetit qendror të rinisë komuniste (PPSh).

Në ato fillime . PD­-ja ishte forca politike që bashkonte të gjithë popullin pa dallim, të varfër e të pasur, ish­të përndjekur e ish­komunistë, të gjithë të bashkuar kundër partisë komunist shqiptare që po vazhdonte ta shtypte popullin shqiptar. Por kur pashë se PD­-ja, po shndërrohej në një parti neokomuniste berishiste, kalova tek PS-­ja, që e shoh si një parti evropiane që po e udhëheq politikisht shoqërinë shqiptare në drejtimin e duhur, sepse dëgjoj Edi Ramën e të tjerë socialistë evropianë, që dënojnë të dy të këqijat e shoqërisë sonë, si të kaluarën me komunistët enveristë, si dhe të tashmen me neokomunistët berishistë.

Tani po i jap përgjigje dhe ca fjalëve që ti i lëshon poshtë e lart, duke sqaruar pak nga qëndrimet e mia në fushën e biznesit. Jam një ndër taksapaguesit më të rregullt të këtij vendi. Jam shqiptari i parë privat që hapa tregtinë e lirë me Kinën, që me 23 gusht 1992! Tani kam një pasuri mjaft të madhe, që më lejon të ndihmoj jo vetëm familjen time, por dhe shumë familje të tjera.

Sa për shpifjet që më bëri një person tjetër, njëkohësisht me ty e në unison me ty, për atë person do të kaloj kallëzimin përkatës në Prokurorinë së Rrethit Tiranë, që sot! Erion, thirri mendjes, lëri sloganet, apo bindjet e tua (!?) komuniste, mundoju të transformohesh sa më shpejt, në fjalë e vepra, në një socialist evropian!

E nëse vërtetë do të kontribuosh për mbarëvajtjen e qeverisjes sonë, të PS­së, merr nën vëzhgim disa drejtori rajonale ku tenderat janë bërë pothuajse të gjithë me 100 % fitim në favor të subjektit, dhe shumica klienteliste. Unë kam fakte, të ftoj që t’i shohim ato bashkë, dhe t’ i çojmë po bashkë për hetim.

Por ama ky veprim do guxim e ndershmëri edhe nga ti, sepse mbase humbë favoret tek kryeministri, dhe nuk i merr dot më ato fonde të padrejta të shproporcjonalizuara që të dha ty kryeministri Rama për Divjakën etj. Pra, Erion të ftoj për punë konkretet, dhe jo vetëm për llafe koti.

E fundit, që ta dinë lexuesit edhe këtë: Krenohet Arben Ahmetaj, “Braçen e kam mik”, dhe nxirr fonde për Divjakën, 10 milion $ për ty, se e bën mirë rolin e papagallit zotëria jote, Erion!!! Ndërsa unë s’marr dot 200 mijë dollarë për një urë në një fshat, që është shumë më e rëndësishme dhe më urgjente se ato investimet e tua në Divjakë. Sa i padrejtë që është ky diferencim nga kryeministri Rama! Vladimir Kosta Deputet socialist



Ju sugjerojmë

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet
Aktualitet

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet

14 Korrik, 2025 6:20 pm
Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën
Bota

Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën

14 Korrik, 2025 6:05 pm
Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”
Rajoni

Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”

14 Korrik, 2025 5:55 pm
Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën
Bota

Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën

14 Korrik, 2025 5:32 pm
Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme
Aktualitet

Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme

14 Korrik, 2025 5:17 pm
Shkodër/Kanosi me armë zjarri fqinjin e tij pas një konflikti, arrestohet 41-vjeçari
Aktualitet

Shkodër/Kanosi me armë zjarri fqinjin e tij pas një konflikti, arrestohet 41-vjeçari

14 Korrik, 2025 4:57 pm
Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës
Rajoni

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës

14 Korrik, 2025 4:44 pm
Kryeministri Rama vizitë në Gjermani, takon homologun bavarez: Mik i çmuar!
Kryesore

Kryeministri Rama vizitë në Gjermani, takon homologun bavarez: Mik i çmuar!

14 Korrik, 2025 4:32 pm
Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Rama-të rinjve: Bëni zgjedhjen e duhur!
Aktualitet

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Rama-të rinjve: Bëni zgjedhjen e duhur!

14 Korrik, 2025 4:15 pm
Gjirokastra tërheq turistët / Kalaja dhe shtëpia e Kadaresë më të vizituarat
Aktualitet

Gjirokastra tërheq turistët / Kalaja dhe shtëpia e Kadaresë më të vizituarat

14 Korrik, 2025 4:10 pm
Para
Fotogaleri/ Jeta tjetër e Ibrahimovic në kërkim të vrasjes së drerëve

Fotogaleri/ Jeta tjetër e Ibrahimovic në kërkim të vrasjes së drerëve

Fotolajm/ Ja si shkon në punë vajza e Eli Farës

Fotolajm/ Ja si shkon në punë vajza e Eli Farës

Video/ Enca rrëzohet në skenë, e tradhëtojnë takat

Video/ Enca rrëzohet në skenë, e tradhëtojnë takat

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet
14 Korrik, 2025

Ura mbi Lumin Mat, në aksin e vjetër rrugor Lezhë–Milot, shumë shpejt pritet të ketë fatin e Urës së Zogut....

Lexo më shumë

Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën

Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën
14 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se do ta ndëshkojë Rusinë me tarifa, nëse nuk...

Lexo më shumë

Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”

Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”
14 Korrik, 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim secilin ish-kryeministrin e...

Lexo më shumë

Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën

Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën
14 Korrik, 2025

I dërguari i posaçëm amerikan për Ukrainën, Keith Kellogg, u takua të hënën në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com