Deputeti Adriatik Alimadhi mori fjalën sot në nisje të seancës plenare për procedurë. Por nga foltorja e Kuvendit ai ngriti problemin se nuk ka ku parkon makinën pasi i vendosin gjobë.
Alimadhi kërkoi zgjidhje për këtë shqetësim por kryeparlamentari Ruçi i ndërpreu fjalën.
Adriatik Alimadhi: Kemi marrë gjoba nga policia për mjetet tona te Kuvendi, të gjendet një mënyrë të rregullohet.
Gramoz Ruçi: Të merremi në seanca për parkimet e makinave….Ulu poshtë. Nuk është për procedurë ku do të parkosh makinën ti.
Adriatik Alimadhi: Nuk ulem.
Gramoz Ruçi: E ke marrë fjalën për procedurë dhe po abuzon.
Adriatik Alimadhi: Te procedura do dal.
Gramoz Ruçi: Hapja mikrofonin, të shohim do dali te procedura.
Adriatik Alimadhi: Të shohim? Ju jeni perëndia Zoti.
Më tej deputeti Alimadhi foli për projektligjin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, futjen e të cilit në rendin e ditës së Kuvendit e cilësoi anti-kushtetuese.
Sot pritet që të votohet Kodi i ri Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 Qershorit të arritur në Këshillin Politik. Nisma është thënë se do të votohet nga mazhoranca por opozita parlamentare mbete e përçarë dhe ende nuk dihet nëse do të sigurohen 84 votat e nevojshme. /Opinion.al