Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti i Vlorës flet për ‘grup sulmi’: Disa ish-a të PD-së kanë punuar kundër

2017/06/28 at 2:43 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Deputeti i Vlorës flet për ‘grup sulmi’: Disa ish-a të PD-së kanë punuar kundër

Kryesuesi i listës së deputetëve në Vlorë, Agron Shehaj reagon për herë të parë pas humbjes së PD dhe rezultatit të keq edhe në Vlorë. Ai flet për një  “skuadër sulmi” ku përfshin ish-drejtorë apo ish-ministra të PD-së, të pakënaqur me Bashën.

“Për njërin prej tyre në Vlorë e di se ka votuar në mënyrë demonstrative për LSI” shkruan ai në facebook.

Sipas tij, “ata ish-ministra, ish-drejtorë, isha që bëjnë ‘ish’ se u ka ikur veza e pulës së pushtetit, janë problemi, dhe jo zgjidhja. Por, të drejtën e garës e kanë. T’i lënë sulmet dhe të futen në garë. Të fitojnë nëse kanë një projekt, dhe nëse demokratët u besojnë! Nëse kanë një zemërim, ta ndajnë edhe atë me demokratët”.

Postimi në fb i Agron Shehajt

Nxitimi për të dalë kundër kryetarit të Partisë Demokratike, pa u konfirmuar rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, tregon shumë për motivet e ‘skuadrës së sulmit’.

Një pjesë e tyre, gjatë zgjedhjeve kanë punuar kundër PD. Për njërin prej tyre, në Vlorë, e di se ka votuar, demonstrativisht, për LSI.

Ata që sakrifikuan partinë, vetëm për të parë të rrëzuar Kryetarin, i cili vendosi, me të drejtë, t’u ndërpresë, jo marrëdhënien me partinë, por ofiqet, sot flasin në emër të PD.

Humbja është edhe e tyre, por ata nuk e pranojnë. Sepse, në çdo humbje ka edhe të shkuar.

Unë e shoh veten si pjesë të humbjes; edhe pse prej vetëm 30 ditësh kam nderin dhe privilegjin të jem në Partinë Demokratike. Unë jam i djathtë, sepse e tillë është origjina ime dhe, sepse besoj te parimet e lirise individuale, të iniciativës private dhe vlerave perëndimore. Të cilat i mbron Partia Demokratike.

Por, jo vetëm unë. Të gjithë kemi përgjegjësi për humbjen. Humbi skuadra jonë, jo vetëm kapiteni i saj. Basha e lexoi humbjen si të tillë, dhe mori përgjegjësitë e veta. Ai bëri atë që bëjnë të gjithë liderët kur humbasin një betejë: I rikërkojnë besimin anëtarëve dhe hapin garën për kryetar.

Unë kam qenë në bazë gjatë një muaji intensiv në Vlorë, dhe e di se shumë prej atyre që sulmojnë Bashën, urrehen nga baza (dhe përtej saj) për çfarë kanë bërë dhe çfarë nuk kanë bërë.

Dua të ndaj një ‘kujtim’ të një demokrati nga Novosela, i cili më tha se kur shtëpitë u ishin përmbytur nga Vjosa, mori në telefon një prej ‘firmëtarëve’ të listës anti-Basha. E dini cila ishte përgjigja e tij? “Jam i sigurt se do të mbijetoni edhe kësaj here”.

Ata ish-ministra, ish-drejtorë, isha që bëjnë ‘ish’ se u ka ikur veza e pulës së pushtetit, janë problemi, dhe jo zgjidhja.

Por, të drejtën e garës e kanë. T’i lënë sulmet dhe të futen në garë. Të fitojnë nëse kanë një projekt, dhe nëse demokratët u besojnë! Nëse kanë një zemërim, ta ndajnë edhe atë me demokratët. Të cilët janë shumë më të zemëruar se ata. Dhe e dini se me kë? Me ata!

Një gjë është e sigurt: pas garës, cilido të jetë fituesi do të ketë edhe mbështetjen time. Sepse une i shërbej partisë, si ai simpatizanti i thjeshtë që e mbështet PD që nga ’91, edhe se nuk ka marrë asgjë prej saj. Ndryshe nga shumë të tjerë.

Për të përdorur, jo cinizmin e firmëtarit, por besimin e demokratit: Partia Demokratike do të mbijetojë edhe kësaj here!Do të ringrihet.E fortë dhe me fitore.

Ju sugjerojmë

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Aksidenti me Jet Ski, e mbijetuara tregon detajet: S’dinim not, jeleku i shpëtimit..
Aktualitet

Aksidenti me Jet Ski, e mbijetuara tregon detajet: S’dinim not, jeleku i shpëtimit..

3 Qershor, 2025 4:01 pm
(Pamjet)Operacioni antidrogë me autoritetet finlandeze/ Momentet e arrestimeve
Aktualitet

(Pamjet)Operacioni antidrogë me autoritetet finlandeze/ Momentet e arrestimeve

3 Qershor, 2025 3:50 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi

3 Qershor, 2025 3:38 pm
Bashkohet me ISIS duke lënë Amerikën/ 10 vite burg për shqiptarin nga Kosova
Bota

Bashkohet me ISIS duke lënë Amerikën/ 10 vite burg për shqiptarin nga Kosova

3 Qershor, 2025 3:15 pm
Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
Sport

Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!

3 Qershor, 2025 3:00 pm
Dy miqësoret ndaj Bullgarisë, publikohet lista e Shqipërisë U-19
Sport

Dy miqësoret ndaj Bullgarisë, publikohet lista e Shqipërisë U-19

3 Qershor, 2025 2:40 pm
Vrasja e Artan Cukut, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim përjetë për dy autorët
Aktualitet

Vrasja e Artan Cukut, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim përjetë për dy autorët

3 Qershor, 2025 2:29 pm
Gati për plazh! Qershori nis me temperatura përvëluese
Aktualitet

Gati për plazh! Qershori nis me temperatura përvëluese

3 Qershor, 2025 2:21 pm
Detajet/ Mësues historie në Shqipëri, por edhe “narkoman”
Aktualitet

Detajet/ Mësues historie në Shqipëri, por edhe “narkoman”

3 Qershor, 2025 2:13 pm
Para
Prindërit më të mirë janë këto 5 shenja zodiaku

Prindërit më të mirë janë këto 5 shenja zodiaku

Foto/ Riparohen minifushat sportive dhe këndi i lojërave tek ish-fusha e Aviacionit

Foto/ Riparohen minifushat sportive dhe këndi i lojërave tek ish-fusha e Aviacionit

Katy Perry më në fund ka folur rreth incidentit me Orlando Bloom/Si u fotografuan nudo dyshja?

Katy Perry më në fund ka folur rreth incidentit me Orlando Bloom/Si u fotografuan nudo dyshja?

TE FUNDIT

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
3 Qershor, 2025

Krijohen në laborator miniorganet e para, modele të thjeshtuara të organeve të njeriut. Kjo është një arritje mjaft e rëndësishme,...

Lexo më shumë

Aksidenti me Jet Ski, e mbijetuara tregon detajet: S’dinim not, jeleku i shpëtimit..

Aksidenti me Jet Ski, e mbijetuara tregon detajet: S’dinim not, jeleku i shpëtimit..
3 Qershor, 2025

Dy turistët anglezë me origjinë ganeze, të cilët u përfshinë në një aksident me Jet Ski paraditen e së dielës...

Lexo më shumë

(Pamjet)Operacioni antidrogë me autoritetet finlandeze/ Momentet e arrestimeve

(Pamjet)Operacioni antidrogë me autoritetet finlandeze/ Momentet e arrestimeve
3 Qershor, 2025

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit me autoritetet finlandeze. Sipas uniformave blu gjatë operacionit, për ekzekutimin e 11...

Lexo më shumë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
3 Qershor, 2025

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut-Laç”, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim drejtuesin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com