Deputeti i PS-së, Plarent Ndeca është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Kujtojmë se 3 javë më parë, Ndreca u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Bëhet fjalë për një tender në kohën kur Ndreca ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.
Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit që ka bërë një kallëzim për këtë me pretendimin se gjatë një tenderi për rikontruksionin e 4 komisariateve në rang vendi ka pasur abuzime dhe “fryrje” të kostove për komisariatin e Mirditës, Vlorës, Pogradecit dhe atij numër 4 në kryeqytet.