Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në autostradën Durrës-Tiranë.
Ngjarja konfirmohet nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës.
Mësohet se deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi po udhëtonte me makinë gjatë natës, kur ka përplasur për vdekje një këmbësor 53-vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet.
Burimet sqaruan se deputeti u paraqit vet në komisariatin e policisë.