Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti i partisë së Merkelit: Çfarë nuk na bind për ti dhënë “OK” negociatave me Shqipërinë

2018/04/18 at 1:06 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti i partisë së Merkelit: Çfarë nuk na bind për ti dhënë “OK” negociatave me Shqipërinë

Ndërsa Komisioni i BE-së paraqiti të martën raportin e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku rekomandon fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, reagimet nga Bundestagu për hapjen e negociatave me Shqipërinë janë më të rezervuara.

Pas një takimi të martën në Berlin me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian, Gunther Krichbaum, i tha DW (shqip) se rekomandimi i komisionit nuk do të jetë dokumenti i vetëm që do të merret parasysh para se Bundestagu të miratojë hapjen e negociatave:

“Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit. Sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht dua të konsultoj edhe raportet e tjera për të marr këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e World Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i CDU-CSU, kemi formuluar në nëntorin e 2016, pika shumë të qarta, dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill 2018 dhe vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit”, deklaroi ai.

Më tej Krichbaum shton: “Mesazhi ynë është i njëjtë për të gjithë. Duhen implementuar reformat, sepse ato nuk bëhen për të na bërë ne në Berlin një favor, por reformat bëhen për të çuar përpara vendin. Ndaj unë pres në këtë drejtim një luftim më të vendosur të korrupsionit, të krimit të organizuar, sigurisht nevojiten edhe reformat ekonomike, kështu që ka ende shumë punë.”

Një grup deputetësh nga Partia Demokratike, të kryesuar nga kryetari i saj, Lulzim Basha, zhvilluan të hënën dhe të martën në Berlin disa takime për të bindur politikën gjermane, e sidomos partitë simotra anëtare të Partive Popullore Europiane, që me gjithë mangësitë reale të Shqipërisë, të japin dritën e gjelbër për çeljen e negociatave.

Por Basha nuk është i vetmi politikan shqiptar që lobon tek parlamentarët gjermanë për hapjen e negociatave. Së fundi, edhe ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, kishte qenë në Berlin për të njëjtin qëllim, ku ndër të tjerash kishte pasur një seancë dëgjimore edhe në Komisionin Europian.

Grupi parlamentar i CDU/CSU është më i madhi në parlamentin gjerman. Prandaj dhe vota e tij për fillimin e negociatave të Shqipërisë është e domosdoshme. Por, nga ana tjetër, ajo votë do të influencohet në masë të madhe nga kryetarja e CDU-së, njëkohësisht kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel. Dhe, nëse ajo është për fillim të menjëhershëm të negociatave apo jo, këtë shpresojmë ta mësojmë javën e ardhshme, kur të takohet në Berlin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Etiketa: Gunther Krichbaumnegociatashqiperia

Ju sugjerojmë

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët
Aktualitet

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët

12 Gusht, 2025 11:09 pm
OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
Aktualitet

27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

12 Gusht, 2025 10:48 pm
Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit
Aktualitet

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit

12 Gusht, 2025 10:11 pm
Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit
Aktualitet

Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

12 Gusht, 2025 8:28 pm
Gramsh/ U asfiksuan nga zjarret, mbërrijnë në spital 10 persona, pa rrezik jete
Aktualitet

Gramsh/ U asfiksuan nga zjarret, mbërrijnë në spital 10 persona, pa rrezik jete

12 Gusht, 2025 7:49 pm
Berat/ Vatra zjarri në Terpan dhe Plashnik, evakuohen banorët në lagjen Rexhaj
Aktualitet

Berat/ Vatra zjarri në Terpan dhe Plashnik, evakuohen banorët në lagjen Rexhaj

12 Gusht, 2025 7:32 pm
Zjarri në vend/ Shkrumbohen banesa në Tepelenë, kisha historike humbet në flakë
Aktualitet

Zjarri në vend/ Shkrumbohen banesa në Tepelenë, kisha historike humbet në flakë

12 Gusht, 2025 7:25 pm
Gramshi në flakë, mbërrijnë ndihmat e para për banorët e evakuuar
Aktualitet

Gramshi në flakë, mbërrijnë ndihmat e para për banorët e evakuuar

12 Gusht, 2025 7:01 pm
Zjarret në Gramsh, Brataj: Një viktimë e konfirmuar, dyshohet për një të dytë
Aktualitet

Zjarret në Gramsh, Brataj: Një viktimë e konfirmuar, dyshohet për një të dytë

12 Gusht, 2025 5:59 pm
‘Shqipëria në flakë’,Mbrojtja:30 vatra zjarri janë ende aktive,ja zonat e rrezikuara
Aktualitet

‘Shqipëria në flakë’,Mbrojtja:30 vatra zjarri janë ende aktive,ja zonat e rrezikuara

12 Gusht, 2025 5:22 pm
Para
VIDEO/ Kryemadhi: I kërkuam Mogherinit të ndërhyjë tek Rama për të liruar kukësianët

VIDEO/ Kryemadhi: I kërkuam Mogherinit të ndërhyjë tek Rama për të liruar kukësianët

Enca tregon cili ka qenë shpenzimi i saj më marramendës!

E kishte paralajmëruar ndryshimin, ja si duket Enca me flokët e rinj

Së shpejti del libri i Bleonës: Është koha të tregoj anën time të historisë

Së shpejti del libri i Bleonës: Është koha të tregoj anën time të historisë

TE FUNDIT

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët
12 Gusht, 2025

Situata në Delvinë vijon të jetë kritike, ndërsa zjarri ka përfshirë zona të gjera dhe i është afruar rrezikshëm spitalit...

Lexo më shumë

27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
12 Gusht, 2025

Aktualisht në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen...

Lexo më shumë

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë
12 Gusht, 2025

Shefi i përkohshëm i NASA-s, Sean Duffy, ka urdhëruar agjencinë hapësinore amerikane të përshpejtojë planet për vendosjen e një reaktori...

Lexo më shumë

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit
12 Gusht, 2025

Flakët që kanë përfshirë faqen e malit mbi qytetin e Delvinës janë afruar ndjeshëm pranë puseve të gazit dhe kondensatit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com